0_Web_AktualeEvropëEvropë.Portal

PE kërkon fond urgjent për të ndihmuar mediat pas krizës me Kovid-19

Këshilli për kulturë dhe arsim i Parlamentit Evropian e potencoi nevojën të mbështeten mediat që t'i tejkalojnë pasojat nga kriza me Kovid-19.

Bruksel, 21 prill 2020 (MIA) – Këshilli për kulturë dhe arsim i Parlamentit Evropian e potencoi nevojën të mbështeten mediat që t’i tejkalojnë pasojat nga kriza me Kovid-19.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian thonë se gjatë pandemisë, mediat dhe sektori i gazetarisë janë thelbësore për informim në kohë dhe të saktë për publik, por ato gjithashtu përballen me humbje të mëdha, kryesisht për shkak të rënies së shitjeve të reklamave deri në 80 për qind.

“Ata janë mbrojtja jonë kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Në të njëjtën kohë, ata janë prekur seriozisht nga rënia e të ardhurave nga reklamat dhe fakti që e ardhmja e tyre është e pasigurt”, paralajmërojnë eurodeputetët.

Anëtarët e Komisionit për kulturë dhe arsim i kanë kërkuar Komisionit Evropian të sigurojë mjete nga fondet e caktuara për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, për mediat, si dhe për institucionet kulturore, artistë dhe organizatat bamirëse. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close