Partitë politikeTekste origjinale

PDSH dje me tubim në Sheshin “Skëdnerbeu”

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Shkup, 8 korrik 2020

Dje, më 7 korrik, kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi vizitoi nëndegën Naim Frashëri në Çair (zona zgjedhore nr. 2) ndërsa bashkë me Nimetulla Demirin – bartësin e listës në zonën zgjedhore nr. 1 vizitoi nëndegën B. Shabani – Çair, nëndegën “S. Frashëri” – Çair dhe mbajti tubim te Sheshi Skënderbe në Shkup.

Menduh Thaçi vijoi takimet më tej në Zhelinë dhe Shipkovicë të Tetovës.

Video linku: https://www.facebook.com/130194893722510/posts/3917399231668705/?vh=e&d=n

Menduh Thaçi në Çair – nëndega “Naim Frashëri”. Zona zgjedhore nr. 2.

“Dita e zgjedhjeve është dita më e sigurt në raport me virusin për shkak se do të respektohet protokoli. Duhet t’u themi të gjithëve për mbështetje PDSH-së.”

“Ne i kuptojmë problemet e shqiptarëve. Sa më shumë të përkrahet PDSH-ja aq më lehtë do t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta. Duhet të mandatojmë një lider shqiptar që e njeh si funksionon sistemi dhe atëherë garantimi i stabilitetit për investime në vendet shqiptare do të jetë përballë.”
Menduh Thaçi dhe Nimetulla Demiri në Çair – nëndega “S. Frashëri”. Zona zgjedhore nr. 1.

“Diskriminini ndodh hapur. Spitalet ku banojnë shumicë maqedone pranojnë më shumë mjete buxhetore se spitalet me shumicë shqiptare. Duhet të mobilizohemi të marrim hisen tonë në buxhet.”

Shërbimi për Informim, PDSH

__________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close