BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Pavlopulos: Populli tregoi se në Parlament nuk ka vend për struktura fashiste dhe naziste

Në këto zgjedhje, populli grek tregoi, të kundërtën me vende të tjera të caktuara nga familja jonë e madhe evropiane, se në Greqi për struktura fashiste dhe naziste nuk ka vend në Parlamentin, tha presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos në fjalimin e tij gjatë pritjes me rastin e 45 vjetorit nga kthimi i demokracisë në vend, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 25 korrik 2019 (MIA) – Në këto zgjedhje, populli grek tregoi, të kundërtën me vende të tjera të caktuara nga familja jonë e madhe evropiane, se në Greqi për struktura fashiste dhe naziste nuk ka vend në Parlamentin, tha presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos në fjalimin e tij gjatë pritjes me rastin e 45 vjetorit nga kthimi i demokracisë në vend, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në fjalimin përshëndetës para të pranishmëve në pallatin presidencial, Pavlopulos u përqendrua edhe në çështjen qipriote për të cilën tha se duhet zgjidhje urgjente në mënyrë të qëndrueshme dhe korrekte.

“Parakusht, ndërsa nga kjo nuk heqim dorë dhe jemi të bashkuar në Greqi dhe Qipro, është respekti i plotë dhe sinqertë për ligjin ndërkombëtar dhe evropian në tërësi. Parakusht, sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian është respektimi i sovranitetit të Qipros”, tha Pavlopulos.

Pritja te presidenti grek tradicionalisht mbahet çdo vit më 24 korrik, me përjashtim të vitit 2018 kur u anulua për shkak një zjarri katastrofal në Mati që ndodhi një ditë më parë. Pikërisht tragjedia dhe viktimat i përmendi Pavlopulos nga fundi i fjalimit të tij.

Pavlopulos i falënderoi të pranishmit që “japin pasqyrë të unitetit, gjë që është e domosdoshme për popullin”.

Pritja tradicionale dhe biseda e presidentit të Greqisë me liderët e partive zgjati rreth 45 minuta. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close