BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pauell: SHBA-ja ndoshta tashmë është në recesion

Kryetari i Rezervave federale amerikane (FeD) Xherom  Pauell deklaroi se SHBA-ja ndoshta  tashmë është në recesion.

Uashington, 27 mars 2020 (MIA) – Kryetari i Rezervave federale amerikane (FeD) Xherom  Pauell deklaroi se SHBA-ja ndoshta  tashmë është në recesion.

Ai tha se  së pari duhet të vendoset nën kontroll epidemia e koronavirusit të ri, e pastaj të pasojë ristartimi i ekonomisë.

“Detyra e parë e autoriteteve është që ta vendosin nën kontroll përhapjen e virusit dhe më pas të vazhdojnë aktivitetet ekonomike. Në këtë situatë, virusi dikton përparësi”, tha Pauell në një intervistë për televizionin NBC.

Gazetat “Nju-Jprk Tajms” publikoi se deklarata e Pauellit është në kundërshtim me qëndrimin e presidentit Donald Tramp,i cili ka thënë se ai dëshiron që shumë amerikanë të kthehen në punë pas Pashkëve, që do të thotë më pak se tre javë.

Tramp gjithashtu vlerësoi se përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e Kovid-19 i kishin stopuar aktivitetet në pjesën më të madhe të ekonomisë, por që kjo nuk mund të shkaktojë më shumë dëm sesa vetë sëmundja. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close