BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit në botë me koronavirus deri tani janë  infektuar 9.259.554. Prej tyre kanë vdekur 476.004, ndërsa janë shëruar 4.986.516 njerëz.

Shkup, 23 qershor 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit në botë me koronavirus deri tani janë  infektuar 9.259.554. Prej tyre kanë vdekur 476.004, ndërsa janë shëruar 4.986.516 njerëz.

– Dy persona të infektuar me Kovid-19, burra  të moshës 66 dhe 72 vjet , vdiqën sot në Kosovë, me çka  numri i viktimave  të epidemisë arriti 39. Gjatë ditës së djeshme  janë konfirmuar  42 raste të reja, ndërsa numri i bartësve  të koronavirusit nga fillimi i epidemisë  arrin 2.216. Si të shëruar udhëhiqen  1.069 persona,  prej të cilëve dje janë regjistruar 22. Bartës aktiv të virusit, sipas raportit të  fundit, janë 1.108 persona. Dje janë kryer 314, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë kryer 21.831 testime.

– Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë  tregoi se janë regjistruar 16 raste të reja  me Kovid-19. Nga fillim i epidemisë, në vend ka 3.302 persona të infektuar.

– Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Qipro është rritur në 990 persona, prejse  në 24 orët e fundit ishin konfirmuar dy raste të reja   nga 1.067 teste të kryera.

– Në 24 orët e fundit në Kroaci  janë regjistruar 30 të saposëmurë  nga koronavirusi, ndërsa janë testuar  347 persona. Nga fillimi i epidemisë  gjithsej janë infektuar 2.336 persona. Deri tani në Kroaci janë testuar 73.093 persona.  Në shërim spitalor janë 16 pacientë. Numri i tërësishëm i të vdekurve  nga fillimi i epidemisë arrin 107, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje  civile.

– Në Slloveni janë konfirmuar 13  raste të reja të personave  të infektuar me koronavirus, që është rritja më e madhe ditore nga data 24 prill, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Sipas mbrojtjes civile sllovene, bëhet fjalë para se gjithash për raste  të cilat janë  “importuar” nga Bosnja e Hercegovina.  – Bëhet fjalë  për raste të të infektuarve të cilët virusin e kanë marrë në BeH. Duhet të shprehim edhe lëvdata, sepse të sapoinfektuarit menjëherë janë izoluar, ndërsa janë gjetur  edhe të gjithë ato  me të cilët kanë pasur kontakt”, deklaroi Sreçko Shestan nga Mbrojtja  civile.

– Në 24 orët e fundit  në Slloveni janë bërë gjithsej 984 testime, publikoi Instituti  kombëtar për shëndet publik. Në Qendrat mjekësore në mbarë vendin për shkak të Kovid-19 në spital shërohen pesë pacientë,  ndërsa për shkak të formës  më të rëndë të sëmundjes në kujdes intensiv është vetëm një person.

– Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe treguan se numri i tërësishëm  i të vdekurve nga Kovid-19 në vend arrin 42.927 persona, duke i përfshirë edhe 171 persona të cilët  vdiqën në 24 orët e fundit.

– Ministria e Sëndetësisë në Peru tregoi se  numri i rasteve të reja gjatë ditës së djeshme ishte më i vogël  nga fillimi në muajin maj dhe arrin 2.511, me çka  numri i tërësishëm arriti 257.000. Sipas  Si-En-En, numri i të vdekurve është rritur për 174  ose gjithsej 8.223.

– Në Peru sot është dita e 100-të nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend,  por autoritetet në kryeqytetin Lima dhe disa qytete tjera  e lejuan  hapjen e sërishme  të qendrave tregtare  që të mundësohet vazhdim  i aktiviteteve ekonomike.

– Në Iran  numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 sot arrin 121,  që është bilanci  më i madh ditor në dy muajt e fundit. Numri i tërësishëm i të vdekurve  deri tani arrin 9.863 persona. Në 24 orët e fundit  të sapoinfektuar janë  2.445 persona, me çka numri i tërësishëm arriti 209.970.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close