BotëBotë.Portal

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas  të dhënave të fundit, në botë  me koronavirus deri tani  janë infektuar 8.512.149. Prej tyre  453.425 kanë vdekur, , ndërsa  janë shëruar 4.455.611 njerëz.

Shkup, 18  qershor 2020 (MIA) – Sipas  të dhënave të fundit, në botë  me koronavirus deri tani  janë infektuar 8.512.149. Prej tyre  453.425 kanë vdekur, , ndërsa  janë shëruar 4.455.611 njerëz.

– Në 24 orëshin e fundit në Shqipëri janë regjistruar 66 raste të reja  me Kovid-19, që është për 16 raste  më shumë prej dje,  ka një të vdekur dhe nëntë persona të shëruar. Edhe më tutje  vatër kryesore e sëmundjes është Tirana, prej ku janë madje  32 për qind e  të sapoinfektuarve ose 326 prej gjithsej 663  personave aktivë të sëmundjes. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  numri më i madh i të sapoinfektuarve  ditëve të fundit  janë të punësuarit në biznese të ndryshme, institucione private dhe publike. Nga fillimi i pandemisë, në laboratorinë për virologji pranë Institutit për Shëndet publik janë bërë 21.790 testime,  pozitive  me virusi ishin 1.788, të shëruar  1.086, ndërsa kanë vdekur 39 persona. Nga rastet aktive të sëmundjes -663 persona shërohen në spital, 55 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë  në mbështetje të aparatit respirator.

– Numri i të infektuarve me koronavirus në Peru tejkaloi 240.000 persona, me çka vendi  e kaloi Italinë sipas numrit të të sëmurëve. Peru gjendet  në vendin e dytë sipas  numrit të rasteve  të konfirmuara të koronavirusit  në Amerikën Latine, pas Brazilit, ndërsa  është në vendin e shtatë në botë. Sot janë regjistruar edhe 3.752 raste të reja me Kovid-19. Më shumë se 7.000 qytetarë në Peru kanë vdekur nga koronavirusi.

– Në Mal të Zi janë regjistruar shtatë të sapoinfektuar me koronavirus.  Në Institutin për Shëndet publik janë analizuar 200 strisho prej të cilave 193 ishin negative. Katër nga  rastet e reja  janë kontakte me  rastet e konfirmuara paraprake, ndërsa te tre të tjerët për momentin kërkohet burimi i infektimit.

– Në shtëpinë e pleqve dhe personave të palëvizshëm në Vjenë, të cilën e kaploi koronavirusi, numri i të vdekurve  u rrit  në nëntë,  ndërsa supozohet se  infektimin e ka përhapur  njëri nga të punësuarit.

– Në BeH në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të reja të infektimit me Kovid-19, me çka numri i tërësishëm arrin 1.430 persona. Kanë vdekur gjithsej 45 njerëz.

– Në Slloveni sot janë konfirmuar  tetë raste të reja të virusit,  që paraqet rritje  në krahasim me javën e kaluar. Deri tani në vend janë  sëmurë gjithsej 1.511 njerëz. Qeveria në seancë duhet të vendosë  se si do ta parandalojë  rritjen e mëtutjeshme të infeksionit. Numri i rasteve të vdekjes  edhe më tutje mbetet i pandryshuar – 109.

– Ministria meksikane e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar  edhe 4.930 raste të koronavirusit, me çka numri i tërësishëm  u rrit në 159.793. Në vend janë regjistruar  edhe 770 raste të vdekjes  dhe numri i tërësishëm i të vdekurve  në Meksikë arrin 19.080.

– Çekia nga 1 korriku do ta heq  masën  për mbajtje të maskave mbrojtëse në dyqane, restorane dhe transportin publik,  por disa masa parandaluese edhe më tutje  do të mbesin në fuqi,  ku ekzistojnë vatra lokale të infektimit,  si për shembull kryeqyteti i Pragës dhe  minierat  për thëngjill në rajonin Karvina. Nga 22 qershori në Çeki do të fillojnë me punë muzeumet, pishinat, spa qendrat, nën kusht  t’u sigurojnë vizitorëve  distancë prej  dhjetë metra. Masat në shkolla do të vlejnë deri në fund të vitit shkollor.

– Organizata kombëtare për shëndet publik e Greqisë kumtoi se deri në orën 15,  janë regjistruar 24 raste të reja  me Kovid-19, ndërsa vdiq edhe një person. Në vend ka gjithsej 3.227 persona të infektuar dhe 188 raste të vdekjes.

– Në Qipro në 24 orëshin e fundit  vdiq një  person me Kovid-19,  ndërsa tashmë ditën e tretë  nuk është regjistruar  asnjë rast i ri. Nga  fillimi i epidemisë, janë infektuar 985 persona, ndërsa vdiqën 26 persona pozitiv  me koronavirusin e ri,  por vetëm te 19 prej tyre, Kovid-19 ka qenë  arsyeja kryesore e vdekjes. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close