BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri tani  ka 6.317.156 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 374.988, ndërsa janë shëruar 2.876.232 njerëz.

Shkup, 1 qershor 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë deri tani  ka 6.317.156 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 374.988, ndërsa janë shëruar 2.876.232 njerëz.

Tiranë – Në 24 orëshin e fundit në Shqipëri në mënyrë drastike është zvogëluar numri  i rasteve të reja me Kovid-19. Nga 102 të testuar  raste të dyshimta me rezultat pozitiv është marrë te gjashtë prej tyre,  me çka numri i tërësishëm i të infektuarve  u rrit në 1.143 persona. Në 24 orëshin e fundit në listën e të shëruarve janë futuar edhe  pesë persona ose gjithsej 877,  aktiv në sëmundjen janë 233, nga të cilët 28 shërohen në spital, prej tyre tre  janë në terapi intensive, ndërsa një është vendosur në aparat respirator. Deri tani kanë vdekur 33 persona, të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera. Nga fillimi i pandemisë në Laboratorinë për  virologji, pranë Institutit për shëndet publik janë bërë 16.27 testime,  prej tyre 14.825 molekulare dhe 1.452 testime serologjike. Për shkak të masave plotësuese të lehtësuara të cilat filluan sot Ministria e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale dërgoi apet te qytetarët rreptësisht ta respektojnë rekomandimin për mbajtje të distancës fizike  dhe mbajtje të maskës mbrojtëse.

Athinë – Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë kumtoi se në 24 orëshin e fundit  janë regjistruar katër raste të vdekjes nga Kovid-19, përkatësisht  179 nga fillimi i epidemisë,  ndërsa pozitiv janë  edhe dy persona,  me çka numri i të infektuarve u rrit në 2.918. Të dhënat për gjendjen  me koronavirusin e ri prej sot në Greqi do të jenë në nivel javor, në vend se në ditor dhe në vend të Ministrisë së Shëndetësisë çdo të enjte do t’i tregojë Organizata Kombëtare për Shëndet Publik.

Beograd – Në 24 orëshin e fundit, një person ka vdekur në Serbi si rezultat i koronavirusit,  është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, covid19.rs. Numri i tërësishëm i viktimave  nga fillimi i epidemisë është 244. Nga mesatarja e fundit e gjendjes në Serbi, 2.315 persona  janë testuar për koronavirus, ndërsa virusi është konfirmuar te 18 persona. Nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në Serbi, janë infektuar 11.430 persona, 6.726 acientë janë shëruar.

Nikozia – Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Qipros pasdite kumtoi se janë regjistruar  pesë raste të reja  të Kovid-19 nga 1.504 mostrat e analizuara. Nga fillimi i epidemisë, janë infektuar gjithsej 949 persona.

Budapest – Në Hungari janë konfirmuar edhe 15 raste të koronavirusit dhe tani numri i tërësishëm  i të infektuarve arrin 3.892. Në 24 orët e fundit ka vdekur  një pacient i moshuar i cili ka pasur edhe sëmundje tjera, me çka numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes arrin 527.

Bratisllavë – Në Sllovaki gjatë ditës paraprake është regjistruar një rast i ri i infektimit me koronavirus, dhe tani numri i tërësishëm  i të infektuarve arrin gjithsej 1.522 nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit nuk ka raste të reja të vdekjes, dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 28.

Bukuresht – Në Rumani kanë vdekur edhe katër persona,  dhe numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes tani arrin 1.270. Janë konfirmuar edhe 141 raste të koronavirusit, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve arrin 19.398.

Lubjanë – Nga 246 qytetarë të cilët dje janë testuar në Slloveni,  asnjë nuk ka qenë pozitiv  me koronavirus. Nga pasojat e Kovid-19 ka vdekur edhe një person, dhe tani numri i tërësishëm  i rasteve të vdekjes arrin 109. Në Slloveni deri tani janë testuar gjithsej 79.039 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 1.473 raste të koronavirusit.

Romë – Në 24 orët e fundit në Itali nga Kovid-19 vdiqën edhe 60 persona. Numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes u rrit në 33.475. Numri i të infektuarve u rrit për 200 në gjithsej 233.119.

Podgoricë – Mali i Zi tashmë 28 ditë zyrtarisht  nuk ka raste të reja të koronavirusit.

Stokholm – Në Suedi në 24 orëshin e fundit janë regjistruar tetë raste të vdekjes  nga koronavirusi, kumtoi Drejtoria suedeze për shëndet publik.  Numri i tërësishëm i të vdekurve arrin 4.403. Me 272 raste të reja, numri i tërësishëm i të infektuarve tani arrin 37.814.

Zagreb -Në 24 orëshin e fundit në Kroaci nuk janë regjistruar raste të reja të infektimit me koronavirusin, ndërsa  nuk ka  as raste të reja të vdekjes. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close