BotëBotë.Portal

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 5.360.982 persona. Prej tyre kanë vdekur 341.830, ndërsa janë shëruar 2.187.422 persona.

Shkup, 23 maj 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 5.360.982 persona. Prej tyre kanë vdekur 341.830, ndërsa janë shëruar 2.187.422 persona.

– Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri prej 200 testimeve të bëra të rasteve të dyshimta, rezultat pozitiv është marrë te tetë persona, që është për katër raste më pak në krahasim me dje. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 989, prej tyre 79 për qind ose 783 persona janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 31. Më shumë se tre javë nuk është regjistruar asnjë person i vdekur nga Kovid-19, që sipas epidemiologëve paraqet indikator për gjendjen stabile epidemiologjike me virusin.

– Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi ka vdekur një person nga koronavirusi i ri, ndërsa janë konfirmuar 68 raste të reja të të infektuarve.

– Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci nuk u regjistrua asnjë rast i ri i infektimit me koronavirus, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje civile. Gjithsej në vend kanë vdekur 99 persona nga Kovid-19.

– Në Suedi gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi kanë vdekur edhe 67 njerëz, që është numri më i madh ditor i rasteve të vdekjes nga 18 prilli e deri tani, ndërsa numri i rasteve të reja të të infektuarve është 379. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në atë vend, ku nuk ka pasur masa kufizuese, arriti 3.992, ndërsa janë regjistruar 33.188 njerëz të infektuar.

– Spanja përsëri do t’i hapë kufijtë për turistë të huaj nga korriku, paralajmëroi kryeministri Pedro Sançez.

– Të paktën 40 persona rezultuan pozitivë në testet për koronavirus, pasi paraprakisht kanë marrë pjesë në një meshë në kishë baptiste në qytetin gjerman, Frankfurt.

– Një grua 77-vjeçare është viktima e parë e koronavirusit të ri në Rripin e Gazës. Autoritetet në atë rajon deri tani konfirmuan 55 raste të të infektuarve me Kovid-19.

– Ministria greke e Shëndetësisë kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, ndërsa janë regjistruar vetëm tre raste të reja të Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë, janë bërë 152.998 testime, janë infektuar gjithsej 2.876, ndërsa kanë vdekur 171 persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close