BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

- Sipas të dhënave të fundit, në botë me virusin e ri korona deri më tani janë infektuar 19.104.120  persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 713.741, ndërsa janë shëruar 12.256.307 persona.

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë me virusin e ri korona deri më tani janë infektuar 19.104.120  persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 713.741, ndërsa janë shëruar 12.256.307 persona.

-Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar edhe 196 të sapoinfektuar me Kovid-19, përderisa 16 persona kanë ndërruar jetë, bëri të ditur sot Instituti i Shëndetit Publik në Prishtinë. Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 300 persona, ndërsa 9.688 janë sëmurë.

-Në Mal të Zi edhe 69 persona janë infektuar nga virusi korona, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë, bëri të ditur sot Instituti i Shëndetit Publik. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virusin korona është 3.480, ndërsa vetëm në qershor të këtij viti, në vend kanë ndërruar jetë 51 persona.

-Ministria e Shëndetësisë së Qipros publikoi 13 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve u rrit në 1.208 persona.

-Autoritetet shëndetësore në Bullgari konfirmuan për edhe 303 raste të të infektuarve me virus korona gjatë 24 orëve të kaluara prej 5.701 të testuarve dhe edhe nëntë persona humbën jetë. Gjithsej 12.717 persona ishin infektuar me virusin Kovid-19, prej të cilëve 5.139 konsiderohen si raste aktive.

-Në Slloveni nga 771 persona të testuar për virus korona sot janë konfirmuar 15 raste pozitive. Edhe një person ndërroi jetë, kështu që numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 125, bëri të ditur Qeveria e Sllovenisë. Deri më tani në vend janë regjistruar 2.222 raste me Kovid-19.

-Gjermania regjistroi 1.045 raste të reja me Kovid-19 është dhe kjo është hera e parë në tre muaj që numri i të infektuarve të rinj të tejkalojë 1.000. Herën e fundit kur Gjermania regjistroi  më shumë se 1.000 raste të të infektuarve për një ditë ishte më 9 maj, informon Si-En-En. Qeveria gjermane shfaqi shqetësim për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në vend dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat si dhe distancën fizike dhe të mbajnë maska. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani arriti  213.067, sipas të dhënave të sotme të Institutit për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koh”. Numri i të vdekurve u rrit për shtat dhe është 9.175 raste të vdekjes.

-Polonia sot ka paraqitur 725 raste të reja të koronavirusit, për të pestën herë pasi u rrëzua rekordi lidhur me të infektuarit në bazë ditore nga java e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 49.515 persona janë infektuar me virusin Kovid-19, ndërsa 1.774 kanë vdekur. 

-Në Sllovaki sot janë regjistruar 63 persona të infektuar me koronavirus, që është numër rekord i rasteve të reja në bazë ditore nga tre muajt paraprakë. Sipas të dhënave më të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Sllovaki ka arritur 2.480, nga të cilët 1.824 janë shëruar. 

-Në Austri, pesë ditë me radhë, numri i të infektuarve me koronavirus sërish është treshifror, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja. Kjo është konfirmuar në bazë të 13.373 testeve të zbatuara. Në Austri, për momentin ka 1.327 pacientë aktivë. 

-Në Francë dje janë regjistruar edhe 1.695 raste të koronavirusit, më së shumti nga 30 maji, kur numri ishte 1.828, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë në vend. Numri i përgjithshëm me virusin Kovid-19 tani është 194.029. 

-Në Rusi janë konfirmuar 5.267 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 871,894. Edhe 116 persona e kanë humbur jetën, që është më pak nga dita paraprake, kur ka pasur 139 raste të vdekjes, njofton TASS. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e virusit arrin 14.606 persona. 

-Indonezia sot ka paraqitur 1.882 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 118.753, sipas të dhënave të grupit të punës të Qeverisë për Kovid-19. Edhe 69 persona kanë vdekur, me çka janë regjistruar gjithsej 5,521 raste të vdekjes. 

-Numër rekord i rasteve të vdekjes prej 904 janë paraqitur në Indi në 24 orët e fundit. Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur gjithsej 40.699 persona, gjysma e tyre në 30 ditët e fundit.  India për të nëntën ditë me radhë regjistron më shumë se 50.000 raste, ashtu që numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur pothuajse dy milionë. fc/fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close