BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në botë 18.827.433 persona janë infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 707.039 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 12.007.678 persona.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në botë 18.827.433 persona janë infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 707.039 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 12.007.678 persona.

– Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtoi për 15 raste të reja meKovid-19, me çka numri i pacientëve u rrit që nga fillimi i epidemisë në 1.195 persona.

– Në Malin e Zi në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus, ndërsa katër persona kanë vdekur, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë. Që nga fillimi i epidemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3.411 persona të infektuar, ndërsa 57 persona kanë vdekur, 48 prej të cilëve vdiqën midis fillimit të qershorit deri sot. Më shumë të infektuar ka në Podgoricë.

– Numri i rasteve të infeksionit me koronavirusin e ri në Itali është rritur me 384 në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Kjo është pothuajse rritja maksimale ditore e të infektuarve që nga 5 qershori, më shumë infeksione të reja – 386 – u regjistruan vetëm më 30 korrik. Dhjetë persona me infeksion të konfirmuar të koronavirusit vdiqën ditën e kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 35.111. … Në spitale mbeten 764 të infektuar, 41 prej të cilëve janë në kujdesin intensiv.

– Në Çeki janë regjistruar 290 raste të reja, që është kërcimi më i madh ditor i rasteve të reja të koronavirusit që nga fundi i qershorit. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 17.288. Nga ky numër, 383 pacientë kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit, për tetë ditë me radhë, në Indi janë raportuar më shumë se 50.000 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në atë vend ka tejkaluar 1.9 milionë. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 52.509 raste të reja dhe 857 vdekje.

– Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar në Gjermani 741 raste të reja të koronavirusit dhe 12 vdekje, kumtoi Instituti Robert Koh. Numri i të infektuarve në atë vend u rrit në 212.022, dhe gjithsej ka 9.168 vdekje.

– Në Brazil ka 51.603 raste të reja të koronavirusit dhe 1.154 vdekje, të ndërlidhura me virusin, kumtoi Ministria braziliane e Shëndetësisë. Më shumë se 2.8 milionë njerëz janë infektuar në Brazil që nga fillimi i pandemisë, ndërsa sipas Ministrisë, 95.819 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit.

– Në 24 orët e fundit,  janë konfirmuar 6.148 raste të reja të koronavirusit dhe 857 vdekje në Meksikë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në atë vend u rrit në 449.961, ndërsa gjithsej 48.869 njerëz kanë vdekur. Ministria kumtoi se më shumë se një milion njerëz janë testuar deri më tani.

– Rekord 1.271 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Ukrainë në 24 orët e fundit, njoftoi Këshilli shtetëror i sigurisë. Numri i personave të rinj të infektuar është rritur ndjeshëm në dy muajt e fundit pas heqjes graduale të kufizimeve në fund të majit. Që nga fillimi i pandemisë, 75.490 njerëz janë infektuar dhe 1.788 kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit, në Kinë janë konfirmuar 27 raste të reja të koronavirusit, 22 prej të cilave janë nga rajonin Sikijang, të banuar nga popullata myslimane Ujgur. Masat e ndërmarra në kryeqytetin e rajonit, Urumki, epiqendra e valës së re të epidemive në Kinë, kanë filluar të japin rezultate, ndërsa numri i infeksioneve të reja ka filluar të bjerë ndjeshëm ditët e fundit. Në atë qytet, disa komunitete janë në karantinë dhe numri i udhëtarëve në transportin publik është i kufizuar. Në Kinë, 84.491 raste të koronavirusit janë konfirmuar që nga fillimi i epidemisë, ndërsa kanë vdekur 4.634 persona.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Afrikë ka arritur në 978.481 pasi në 48 orët e kaluara janë regjistruar 20.576 raste të reja, ndërsa ka 21.098 vdekje, nga të cilat 794 vdekje janë në dy ditët e kaluara, njoftoi sot dega afrikane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Afrika e Jugut regjistroi numrin më të madh të të infektuarve 521.318 dhe numrin më të lartë të vdekjeve 8.884. Pasohet nga Egjipti me 4.912 vdekje dhe 94.752 të infektuar, ndërsa Algjeria me 1.248 të vdekur. Nigeria ka 44.322 të infektuar dhe 910 të vdekur, e ndjekur nga Gana me 37.812 të infektuar dhe 191 vdekje. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close