BotëBotë.Portal

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë  deri tani janë regjistruar 12.259,485 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 554, 072, ndërsa 7.127,591 persona janë shëruar.

Shkup, 9 korrik 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë  deri tani janë regjistruar 12.259,485 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 554, 072, ndërsa 7.127,591 persona janë shëruar.

– Në Shqipëri rritet numri i personave të sapoinfektuar  nga Kovid-19,  si dhe i personave të shëruar por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale brengos numri gjithnjë e më i madh i  personave të hospitalizuar. Në 24 orëshin e fundit nga 401 testet e bëra, rezultat pozitiv është marrë te  82 persona,  ndërsa në listën e të shëruarve janë  regjistruar 41. Veçanërisht brengosin të dhënat  se rritet numri  i atyre  të cilët janë hospitalizuar   në Klinikën Infektive, i cili për momentin arrin  84, prej tyre 11 janë në terapi intensive, ndërsa gjashtë prej tyre  janë në gjendje të rëndë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.  Nga fillimi i pandemisë janë bërë 31.093 testime, pozitive të Kovid-19, të shëruar janë   3.188,persona, 1.832 kanë vdekur, 83 aktivë të sëmundjes janë 1.273 persona.

– Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh sot deklaroi se  me 81 raste të infektimit  në 100 mijë banorë, Kroacia edhe më tutje është në  situatën më të volitshme epidemiologjike në Evropë. Ai thotë se vendi tregon se është e mundur  relativisht  në mënyrë normale të jetohet  me koronavirusin, me kufij të hapur  dhe aktivitete të rinovuara ekonomike. Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar  91 raste të reja  të koronavirusit dhe numri i tërësishëm  tani arrin 3.416 prej të cilëve  978 raste aktive.

– Pandemia e koronavirusit në Afrikë arrin “shpejtësi të tërësishme” dhe duhet të përgatitemi  për skenarin më të keq,  paralajmëroi sot shefi i  qendrës afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, Xhon Nkensgasong. Numri i të infektuarve  tejkaloi  gjysmë milion, ndërsa më shumë se 12.000 njerëz vdiqën. Me mundësi të  vogla për testim,  ka frika se  numri i vërtetë i të infektuarve është shumë më i madh.

– Prej sot Bullgaria sërish vendos disa masa më të rrepta në luftën kundër koronavirusit,  siç është ndalesa e publikut në gara dhe ndalesa e punës në klube nate.

– Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 110 persona të sapoinfektuar dhe tre persona të vdekur nga koronavirusi në Federatën e BeH-së. Prej gjithsej  72 rasteve të konfirmuara të vdekjes në Federatën e BeH-së, 46 ishin burra (63,89%) dhe 26 gra (36,11%). Për sa i përket strukturës së moshës, 50 pacientë të vdekur (69,44%) ishin më të moshuar se 65 vjet, tregoi Instituti federal për shëndet publik.

– Në Indonezi në 24 orët e fundit është diagnostifikuar koronavirusi te 2.657 persona,  që është rritje rekorde e numrit të rasteve të reja  në vend nga fillimi i pandemisë. Numri i tërësishëm i të infektuarve  në Indonezi arrin 70.736 persona. Si rezultat i Kovid-19 në Indonezi,  gjatë ditës së djeshme vdiqën 58 persona, me çka numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje arriti 3.417, tregoi Ministria e Shëndetësisë së vendit.

– Në Serbi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 266 raste të koronavirusit, ndërsa 11 persona vdiqën, me çka numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes arriti 352.

– Në Britani të Madhe sot janë regjistruar 85 raste të reja, me çka numri i të vdekurve arriti 44.602 persona. Janë regjistruar  642 raste të reja ose gjithsej 287.621 raste.

– Në 24 orët e fundit  në Qipro janë regjistruar dy raste të reja të Kovid-19 nga 1.159 testime, ndërsa numri i tërësishëm i të infektuarve  u rrit në 1.010 persona. sa/

Back to top button
Close
Close