BotëBotë.Portal

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në të gjithë botën të infektuar janë 12.048.280 persona me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 548.776 persona, ndërsa janë shëruar 6.964.746 persona.

Shkup, 8 korrik 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në të gjithë botën të infektuar janë 12.048.280 persona me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 548.776 persona, ndërsa janë shëruar 6.964.746 persona.

– Ministria e Shëndetësisë së Qipros, konfirmoi tre raste të reja me Kovid-19, nga 1.691 teste të bëra, ndërsa numri i pacientëve u rrit në 1.008 persona.

– Në Kosovë, mbrëmë janë regjistruar 183 raste të reja me Kovid-19 dhe në përgjithësi, që nga rastet e para, në fillim të marsit të këtij viti, janë 3.886 të infektuar me koronavirusin e ri. Numri i pacientëve që vdiqën nga paraqitja e pandemisë u rrit në 82 persona. Gjatë ditës së djeshme, u konfirmuan 57 persona të shëruar, duke e çuar numrin e personave që tejkaluan sëmundjen në 2.003 persona. Bartësit aktivë të virusit janë 1.801 persona. Mbrëmë u kryen 365 testime, ndërsa gjithsej 26.093 testime janë kryer që nga fillimi i pandemisë.

– Në 24 orët e kaluara, janë shënuar 53 raste të tjera të të infektuarve me Kovid-19 në Kroaci, ndërsa një person ka vdekur. Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit, deri më tani janë infektuar 3.325 persona, prej të cilëve 114 persona kanë vdekur, ndërsa 2.277 persona të tjerë u shëruan.

– Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë kumtoi se janë regjistruar 33 raste të reja të Kovid-19, prej të cilave 21 janë nga testet e kryera tek vizitorët në vend. Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 3.622 persona.

– Në 24 orët e fundit në Serbi, 357 persona të tjerë kanë kontraktuar koronavirusin e ri, ndërsa 11 persona kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 341. Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 17.076 raste të infektimit, 118 pacientë gjenden në makineritë respiratorë.

– Në Meksikë, 895 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasoj e koronavirusit të ri, gati dy herë më shumë se dje. Janë regjistruar 6.258 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 268.008. Deri më tani, kanë vdekur 32.014 persona nga Kovid-19, ndërsa në gjendje kritike ndodhen 378 pacientë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close