0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Pasdite shi dhe bubullima, mot jostabil dhe më freskët edhe gjatë fundjavës

Pasdite dhe gjatë ditës së nesërme  në rajonin malor do të ketë  kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave të rralla,  ndërsa të shtunën mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm.

Shkup, 16 korrik 2020 (MIA) – Pasdite dhe gjatë ditës së nesërme  në rajonin malor do të ketë  kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave të rralla,  ndërsa të shtunën mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 26 deri 33 gradë Celsius.

Siç kumtoi DPHM, nën ndikim të frontit  atmosferik  depërtues,  të shtunën do të mbisundojë  mot i ndryshueshëm dhe  jostabil, në shumë  vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht  do të ketë procese më intensive  në formë të motit të keq  me reshje  më të rrëmbyeshme të shiut, zbrazje elektrike dhe paraqitje të bubullimës.

Temperatura, veçanërisht në veri,  dukshëm do të zvogëlohet. Kushte për jostabilitet lokal  do të ketë edhe të dielën pasdite, ndërsa prej të hënën vijon mot stabil me rritje të dukshme të temperaturës së ditës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close