EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Pas raundit të parë të bisedimeve me Londrën për partneritetin e ardhshëm, dallimet janë “shumë të thella”

Negociatori kryesor evropian për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, Mishel Barnie, i njoftoi gazetarët për rundin e parë të negociatave për partneritetin e ardhshëm dhe paralajmëroi se për momentin dallimet janë shumë të mëdha, por se ende beson në marrëveshje deri në fund të procesit negociator, transmeton korrespondentja e MIA-s.

Bruksel, 5 mars 2020 (MIA) – Negociatori kryesor evropian për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, Mishel Barnie, i njoftoi gazetarët për rundin e parë të negociatave për partneritetin e ardhshëm dhe paralajmëroi se për momentin dallimet janë shumë të mëdha, por se ende beson në marrëveshje deri në fund të procesit negociator, transmeton korrespondentja e MIA-s.

“Këtë javë ekipi britanik dhe evropian, i kryesuar nga Dejvid Frost dhe Mishel Barnie, realizuan takime serike, në të cilat janë hapur njëmbëdhjetë kapituj, derisa kapitujt siguria dhe punët e jashtme për momentin mbeten të mbyllura”, njoftoi Barnie.

Edhe pse ka pajtueshmëri rreth disa pikave, ka edhe “shumë dallime të cilat janë shumë serioze, deklaroi negociatori i BE-së, i cili beson se kjo është e “natyrshme” në rrethin e parë.

Mes mosmarrëveshjeve ndodhet edhe ballafaqimi rreth çështjes së lidhur me konkurrencën e tregjeve pasi të mbarojë faza e tranzicionit më 31 dhjetor këtë vit dhe kur Mbretëria e Bashkuar do ta braktisë aleancën doganore dhe tregun e përbashkët.

Sipas Barnie, pala britanike refuzon të vendosen në dokument zyrtar parimet e konkurrencës së drejtë dhe të lirë, as që pranon vendosjen e mekanizmave të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtyre parimeve. Barnie deklaroi se britanikët pajtohen me parimin e konkurrencës së drejtë dhe mbajtjen e standardeve të larta të tregut, por nuk kupton pse në këtë rast ata refuzojnë të vendoset edhe formalisht në letër. “Kjo është çështje besimi”, u shpreh negociatori i BE-së.

Më tutje, Mbretëria e Bashkuar refuzon pas mbarimit të fazës së tranzicionit të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe nuk pranon që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të jetë përgjegjëse për interpretimin e së Drejtës së BE-së, që paraqet problem për BE-në në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm policor dhe gjyqësor dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve evropian.

“Kjo me të vërtetë është serioze pasi nëse Mbretëria e Bashkuar mbetet në këtë qëndrim, kjo do të ketë pasoja mbi ambiciet e partneritetit”, paralajmëroi Barnie.

Peshkimi mbetët gjithashtu një nga pikat e thella të tensionit mes dy palëve. Gjatë raundit të parë u bë e qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron që marrëveshja për peshkim të jetë pjesë e dakordimit ekonomik me BE-në, dhe kërkon të arrihet pajtueshmëri në nivel vjetor për qasje të ndërsjellë në ujërat e Detit Verior.

“Kjo është e parealizueshme, bëhet fjalë për qindra lloje të peshqve, kjo nuk është si me Norvegjinë, ku jemi dakorduar për pesë lloje, nuk mund ta arrijmë këtë për njëqind lloje dhe kjo nuk do t’u jep shikueshmëri dhe parashikueshmëri peshkatarëve, çfarëdo marrëveshje tregtare apo ekonomike do të duhet të përfshijë marrëveshje për peshkim”, deklaroi Barnie.

Dhe krahas këtyre paralajmërimeve, negociatori kryesor i ekipit evropian siguroi se raundi i parë është zhvilluar në atmosferë konstruktive dhe beson se në fund do të gjendet kompromis.

“Sfida është se si dy entitete të pavarura të dakordohen për rregullat bazike, të cilat do të na mundësojnë të bashkëpunojmë, të tregtojmë, të udhëtojmë, të mbajmë standardet më të larta që do të mbrojnë qytetarët tanë, punëtorët, konsumatorët, si dhe planetin”, porositi Mishel Barnie. bs/ 

Таг
Back to top button
Close
Close