BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pas izolimit disa javësh, banorët e qytetit Vuhan dolën për të blerë ushqime të freskëta

Në qytetin kinez Vuhan, ku në dhjetor  shpërtheu  vatra e parë e koronavirusit, banorët ngadalë dalin nga shtëpitë, me dëshirën që vetë të blejnë ushqime të freskëta pas  jetës shumëjavëshe në izolim, i cili nënkuptonte edhe dorëzim të ushqimit.

Vuhan, 1 prill 2020 (MIA) – Në qytetin kinez Vuhan, ku në dhjetor  koronavirusi është shfaqur për herë të parë , banorët ngadalë dalin nga shtëpitë, me dëshirën që vetë të blejnë ushqime të freskëta pas  jetës shumë javëshe në izolim, i cili nënkuptonte edhe dorëzim të ushqimit.

Shumë lagje të qytetit ende  janë të ndara  me mure të larta të plastikës dy metra, që ishin ngritur në fillim të krizës me qëllim të distancës fizike dhe izolimit të bashkësive. Për shkak të asaj qytetarët e Vuhanit në tërësi  u mbështetën në porosinë përmes Internetit, transmeton Jahu njuz.

Në një lagje, banorët dhe tregtarët tani tregtojnë përmes rrethojave. Blerësit me karrige, e shohin mallin  i cili shitet, zëshëm duke i pyetur tregtarët  për çmimin, ndërsa pastaj me aplikacionin ndihmës të celularëve e paguajnë mallin. “Më sigurt është të shesim  mbi këto rrethoja”, thotë njëri  pronar i fermës për derra.

Këto ditë janë hapur edhe disa supermarkete, ndërsa para njërit kishte rend të gjatë të blerësve  në distancë prej 1,5 metra, që shtrihet rreth blloqeve. Të gjithë qytetarët edhe më tutje mbajnë maska mbrojtëse në fytyrë.

Vuhan përgatitet për heqje të izolimit më 8 prill,  kur për herë të parë pas  23 janarit njerëzve do t’u lejohet të dalin nga qyteti.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close