0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Partitë politike në PE e mirëpritën metodologjinë e re për negociata

Tre partitë politike kryesore në Parlamentin Evropian kanë mirëpritur metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian për procesin e pranimit dhe e mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Bruksel, 5 shkurt 2020 (MIA) – Tre partitë politike kryesore në Parlamentin Evropian kanë mirëpritur metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian për procesin e pranimit dhe e mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Partia Popullore Evropiane porositi se shpresonte që pas kësaj, përfundimisht mund të fillonin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kjo është e rëndësishme për sa i përket besueshmërisë, ne premtuam se nëse Maqedonia e Veriut, për shembull, do t’i plotësonte kërkesat, do të hapnim negociata, por ne nuk e plotësuam premtimin tonë vjeshtën e kaluar”, tha Mikaell Galler, deputet gjerman nga EPP.

Socialdemokratët paralajmërojnë se metodologjia e re nuk duhet të përdoret si justifikim për të vonuar më tej negociatat me të dyja vendet dhe përsëri i nxisin vendet anëtare të japin dritën e gjelbër.

“Zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të BE-së dhe duhet të vazhdojë sepse është mjeti ynë më i mirë për të ankoruar shtetet e brishta të Ballkanit në rrugën e reformës demokratike. E vërtetë është që nga zgjerimi i fundit i madh në vitin 2004, kemi mësuar shumë mësime dhe metodologjia duhet të përmirësohet për t’u përshtatur preokupimeve legjitime të qytetarëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kati Piri, eurodeputet holandez nga Socialdemokratët.

E majta qendrore në Parlamentin Evropian, kërkon përqendrim më të madh në negociatat për dimensionin shoqëror dhe mjedisin jetësor.

Grupi i Liberalëve “Ripërtëritja Evropë” beson se metodologjia e re do të krijojë proces negocimi më transparent dhe efikas për vendet kandidate.

“E rëndësishme është t’i jepet nxitje e re procesit të zgjerimit të cilën Ripërtëritja Evropë e mbështet plotësisht. Hapi tjetër, pas marrëveshjes për metodologjinë, duhet të jetë hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Procesi i zgjerimit duhet të jetë proces politik, jo vetëm proces administrativ”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Liberalëve, Daçian Çolosh. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close