0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëTemëZgjedhje parlamentare 2020

Partitë nuk devijojnë nga takimet me qytetarët, por premtojnë respektimin e masave

Mediat elektronike dhe rrjetet sociale, popullariteti dhe përdorimi i të cilave po rriten nga viti në vit, po marrin një "vend akoma dhe më të rëndsishëm " këto ditë me fillimin e fushatës zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Megjithë paralajmërimet e forta për të respektuar masat e koronavirusit, pjesëmarrësit në zgjedhje po njoftojnë gjithashtu takime të drejtpërdrejta me qytetarë, por në një shkallë më të vogël dhe me një numër më të vogël njerëzish, në përputhje me masat.

Shkup, 24 qershor 2020 (MIA) – Mediat elektronike dhe rrjetet sociale, popullariteti dhe përdorimi i të cilave po rriten nga viti në vit, po marrin një “vend akoma dhe më të rëndsishëm ” këto ditë me fillimin e fushatës zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Megjithë paralajmërimet e forta për të respektuar masat e koronavirusit, pjesëmarrësit në zgjedhje po njoftojnë gjithashtu takime të drejtpërdrejta me qytetarë, por në një shkallë më të vogël dhe me një numër më të vogël njerëzish, në përputhje me masat.

Për paraqitjen e kandidatëve dhe programeve të partisë përdoren edhe materiale të shtypura dhe bilborde ku tashmë ka mesazhe për mbështetje

Ashtu si vitet e kaluara, liderët e partive pritet të jenë në fokusin e mediave gjatë fushatës, si dhe nënkryetarët e partive dhe mbajtësit e listave, megjithëse pritet që përpara elektoratit të tyre të jenë edhe kandidatët për deputetë . Grupe të ndryshme të synuara të votuesve do të tërhiqen në rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, por edhe Pinterest …), veçanërisht votues të rinj dhe të papërcktuar. Popullariteti i televizionit nuk po bie pavarësisht nga popullariteti i mediave online, por këtu klasifikohen edhe radiot.

Pesëmbëdhjetë koalicione dhe parti politike do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, shumica e të cilave tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre duke promovuar programe dhe vizita në terren dhe takime me qytetarët. Fushata filloi sot dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 12 korrikut, kur do të vijojë heshtja zhgjedhore tre-ditore, që do të jetë për herë të parë që nga futja e pluralizmit të vendit. Më 13 korrik, do të votojnë pacientët me kovid-19 dhe ata në karantinë dhe në izolim, por vetëm ata që kanë aplikuar për këtë shtatë ditë më pare. Të gjithë të tjerët që do të konfirmohen si pozitivë ditën e votimit ose do të shkojnë në izolim nuk do të kenë të drejtë të votojnë në 15 korrik. Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët si dhe të burgosur dhe të arrestuarit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 15 korrik dhe votimi do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjatet për dy orë, duke përfunduar në orën 21:00.

Këto janë zgjedhjet më specifike të mbajtura ndonjëherë në vend që nga pavarësia, duke pasur parasysh situatën me përhapjen e Kovid-19. Për shkak të situatës me koronavirusin dhe gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet e planifikuara për 12 prill u shtynë dhe vendi ka qenë pa parlament që nga mesi i shkurtit, paraprakisht u formua qeveri teknike, e cila për shumë ekspertë është jofunksionale.

Zgjedhjet, të cilat do të zhvillohen në mes të verës në bazë të një marrëveshje mes partive, ishin të pashmangshme pavarësisht rrezikut që numri i pacientëve me Kovid-19 të mund të rritet. Politikanët kanë frikë se për shkak të kësaj, por edhe për shkak të zhgënjimit të qytetarëve nga partitë politike në përgjithësi dhe qeverisja e tyre, mund të ketë një pjesëmarrje të vogël të votuesve. Sidoqoftë, qeveria, KSHZ-ja dhe palët e tjera të interesuara sigurojnë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të mbrojtur qytetarët dhe administratën zgjedhore, e cila numëron rreth 35,000 njerëz dhe se do të plotësohet nga rreth 500 punonjës shëndetësorë, të cilët do të duhet të votojnë midis pacientëve të infektuar nga Kovid-19 dhe ata që janë në izolim më 13 korrik.

Këto zgjedhje janë të ndryshme nga ato të mëparshmet sepse diaspora nuk do të votojnë, por të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve dhe do të kenë të drejtën e votes dhe do të përfshihen në Listën Zgjedhore.

Fushatat në përputhje me masat Kovid-19, por jo pa takime me votuesit

Pavarësisht nga mundësitë e ofruara nga teknologjitë moderne, Interneti dhe televizioni, rezultatet më të mira jepen ende nga komunikimi ballë për ballë me qytetarët që duan të shohin dhe dëgjojnë kandidatët për deputetë. Partitë nuk duan të heqin dorë nga kjo mënyrë e drejtpërdrejtë e komunikimit me qytetarët, por nga rradhët e tyre theksojnë se këtë do ta bëjnë në përputhje me masat për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas tyre takimet do të mbahen duke mbajtur maska, duke mbajtur distancën dhe kryesisht në ambiente të hapura dhe në numër të përcaktuar nga autoritetet shëndetësore. Vetëm partia “E jotja” (Tvoja) e cila është e sapokrijuar njoftoi se fushata do të zhvillohej vetëm në mediat elektronike dhe rrjetet sociale dhe se nuk do të kishte komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në terren.

LSDM-ja, e udhëhequr nga koalicioni “Mundemi”, ku bëjnë pjesë Besa, PLD, RDM dhe parti të tjera, njoftoi se nuk do të organizonte mitingje të mëdha. Koalicioni do të ketë aktivitete të përditshme në terren, si dhe një performancë të përbashkët me partnerin e koalicionit nga blloku shqiptar ndërsa mjetet digjitale do të luajnë një rol të rëndësishëm në fushatë.

“Si kryetar i shtabit zgjedhor të LSDM-së, ju siguroj se LSDM-ja do të udhëheqë një fushatë 100 për qind të sigurt. Fushata zgjedhore fillon më 24 qershor dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 12 korrikut. Ne kemi anuluar mitingjet, tubimet e mëdha dhe të gjitha ngjarjet potencialisht të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, por ne do të jemi me ju përmes mediave, mjeteve digjitale dhe të gjitha mjeteve të mundshme të komunikimit”, tha së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.

Fushata e LSDM-së dhe e koalicionit do të jetë pa mitingje, dhe tubimet e mëdha dhe të gjitha ngjarjet potencialisht të rrezikshme do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.

“Do t’u drejtohemi qytetarëve në dy mënyra me aktivitete digjitale në internet: video dhe mesazhe grafike përmes mediave sociale, konferenca live në internet përmes Internetit, pjesëmarrjen në emisione në media, me video, në ueb banderola. Grupi tjetër i veprimtarive është of-line dhe përfshin, bilborde, programet e shtypura dhe fletëpalosjet, stendat e informacionit, konferencat për shtyp, si dhe takimet me qytetarë me një audiencë të kufizuar prej 50 qytetarësh në ambiente të hapura dhe 30 në ambiente të mbyllura”, sqaroi nënkryetari i partisë Kosta Petrov në një konferencë për shtyp.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të zbatojnë protokollet e kujdesit shëndetësor. Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të ndalojë aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ata kërkuan nga qytetarët që të jenë pjesë e zgjidhjes me koronavirusin dhe të disiplinojnë dhe të respektojnë me përgjegjësi masat e mbrojtjes.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka përsëritur vazhdimisht përparësitë e koalicionit që e kryeson partia e tij.

“Ne kemi një vizion të qartë se ku duhet të jetë Republika jonë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 dhe ne po punojmë shumë për të, të udhëhequr rreptësisht nga interesat kombëtare dhe shtetërore. Ofertat janë aq të qarta sa kurrë më parë. Nga njëra anë, është Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi”, i cili përmbush ëndrrën brez pas brezi të anëtarësimit të plotë në NATO dhe sjell fillimin e negociatave me BE-në. Një koalicion për paga dhe pensione më të larta, rritje ekonomike, papunësi rekord të ulët, një mundësi e qartë dhe e provuar për liri dhe demokraci”, tha Zaev në konferencën e fundit për shtyp, duke garantuar që më 15 korrik, në zgjedhje të ndershme, të lira, demokratike dhe të sigurta për shëndetin, qytetarët do të zgjedhin një të ardhme të ndritshme me LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” dhe nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski t’i kthejnë në të kaluarën e errët të regjimit.

Partneri i koalicionit të LSDM-së, BESA, sipas zëdhënësit Arianit Hoxha, do të zhvillojë një fushatë pozitive, me një ofertë konkrete që mund të realizohet. Ajo që premton BESA për votuesit është ballafaqimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike, ruajtja e vendeve të punës dhe mundësive për investime të reja dhe krijim të vendeve të reja të punës, zhvillim dhe politika të barabarta në të gjithë vendin, arsimim modern në përputhje me standardet e BE-së dhe reformën e plotë të sistemit gjyqësor.

“Ne si “BESA”, kemi përvojë të mjaftueshme në opozitë për të ditur saktësisht se si të merremi me problemet e qytetarëve. Për ne nuk ka hipoteka nga e kaluara, gjë që do të na pengonte të përmbushen kërkesat e qytetarëve”, tha Hoxha për MIA-n. Sipas tij, në favor të partisë është që BESA ka ekipin më të ri në krahasim me partitë e tjera politike. Mosha mesatare e udhëheqjes së partisë është 33-34 vjeçare.

BESA është partner i koalicionit të LSDM-së dhe ka 14 kandidatë të vet për deputetë, katër prej të cilave janë gra. Gjatë fushatës, ata do të kenë nga 15 deri në 20 takime të drejtpërdrejta me qytetarë çdo ditë në të katër zonat elektorale, por në përputhje me protokollet shëndetësore me deri në tridhjetë persona. Ata do të dëshironin të komunikojnë drejtpërdrejt me rreth 100,000 njerëz. Partia do të përdorë gjithashtu rrjetet sociale për të komunikuar me qytetarët, si edhe deri tani.

BESA dhe LSDM-ja gjithashtu do të kenë manifestime të përbashkëta, respektivisht këto do të jenë manifestime më të mëdha, çdo ditë gjatë fushatës.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të fillojë zyrtarisht fushatën me një konventë promovuese të kandidatëve për deputetë të Prespës, e cila do të mbahet nesër në ambient të hapur, ndërsa fushata do të përfundojë në Ohër dhe me një tubim të hapur.

Artan Grubi në një konferencë për shtyp para disa ditësh theksoi se arsyeja e kësaj zgjedhje është premtimi i BDI-së për të qenë garant i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, sepse këto dokumente dhe procese janë themeli i shtetit tonë të përbashkët dhe angazhimit tonë euroatlantik. Sipas tij, kjo është axhenda themelore e kryeministrit të parë shqiptar, integrimi i plotë në BE dhe barazia e plotë në të gjitha sferat: ekonomi, drejtësi, vende të punës, cilësinë e jetës dhe të tjera.

Gjatë të gjitha tubimeve dhe aktiviteteve, BDI-ja do të respektojë plotësisht rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik dhe i bën apel të gjithë aktivistëve të saj për respektimin e plotë dhe mbrojtjen e masave.

VMRO-DPMNE, e cila dje në Manastir promovoi programin e partisë “Rinovimi i Maqedonisë”, njoftoi një fushatë krejtësisht të ndryshme nga ato të mëparshme në lidhje me të gjitha masat për mbrojtje nga Kovid-19, por prapë partia nuk devijon nga komunikimi me qytetarët në terren.

“VMRO-DPMNE është parti e popullit dhe nuk mund të zhvillojë një fushatë prapa makinave kompjuterike, prapa ekraneve, por VMRO-DPMNE do të jetë së bashku me njerëzit në 25 ditët e ardhshme dhe në këto njëzet ditë do të jenë pjesë e fushatës, kështu që na presin, ne jemi këtu me njerëzit, sa të mundemi do të mbrohemi, do t’i respektojmë ato protokolle për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha Mickoski.

Partia do të përdorë të gjitha mjetet moderne digjitale, si dhe mediat elektronike, për të promovuar programin e saj.

Programi i paraqitur nga partia opozitare përqendrohet në ekonomi, sipërmarrje dhe mbështetje të biznesit.

“Qëllimi është i thjeshtë, më shumë para për të gjithë. Ne kemi nevojë për të arritur standarde të bazuara në vlera përmes riindustrializimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm ekonomik. Popullit i duhen para, në vend të demagogjisë dhe shtetit i duhet punë dhe rezultate, në vend të paaftësisë dhe humbjeve”, tha Mickoski në promovimin në Manastir.

Projekti i rindërtimit të Maqedonisë përmban 1000 projekte nga të gjitha fushat me të cilat VMRO-DPMNE premton një të ardhme dhe standard më të mirë të qytetarëve.

Të gjitha partitë, përfshirë edhe ato më të voglat në fushatë, kanë faqet e internetit dhe profilet e tyre në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera sociale në varësi të target grupeve që i drejtohen. Partitë më të vogla njoftojnë manifestime dhe komunikim të ngjashëm me qytetarët, me theksimin se duhet të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Një akses dhe performancë krejtësisht të ndryshme në fushatë, pa kontakte të drejtpërdrejta dhe takime me qytetarë dhe pa materiale të shtypura, njoftoi partia “E jotja”, e cila do të kërkojë votuesit e saj vetëm në Facebook, Twitter dhe Instagram, përmes manifestimeve live në kanalin e tyre në YouTube, si dhe me pjesëmarrje në emisione televizione dhe në radio. Profesoresha Mirjana Najcevska deklaroi për MIA-n se ata janë të orientuar vetëm drejt një target grupi të caktuar të qytetarëve në mediat sociale. Partia është formuar në fillim të këtij viti dhe deri më tani, thotë ajo, ka pasur një përvojë mjaft pozitive sepse shumica e njohin mënyrën e tyre të komunikimit. Sipas saj, këta janë kryesisht njerëz që nuk ishin të interesuar për politikë, kanë qëndruar larg dhe nuk kanë dashur të merrnin pjesë në punën e partive politike ose kanë qënë të papërcaktuar politikisht.

“Ata kanë nevojë për informacione, program të disejnuarr, zgjidhje alternative për problemet afatgjata që nuk ofrohen”, thotë profesoreshë Najçeska.

Në periudhën e izolimit për shkak të koronavirusit, kur të gjitha aktivitetet duke filluar nga arsimi, puna, argëtimi u zhvilluan në online në internet, pati një rritje të ndjekësve të partisë dhe atyre që ndoqën aktivitetet e tyre në kanalin YouTube. “Ne kemi një tregues të qartë se nëse disa nga bisedat tona në internet ndiqeshin nga më shumë se një mijë njerëz, pas kësaj periudhe janë deri në 3.000 të cilët na kanë ndjekur”, tha ajo, duke shtuar se disa nga postimet e saj kishin deri në 15,000 shikime. Magjithatë, shton ajo, nuk mund të themi se sa do të kontribuojë kjo në numrin e votave në zgjedhje.

Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zotuan që ato të jenë të drejta dhe demokratike dhe theksuan se në aktivitetet e tyre për prezantimin e programeve ata do të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje në kushte kur vendi ende po përballet me epideminë e Kovid-19.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close