BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Partitë në Shqipëri nuk u dakorduan për reformën zgjedhore

Partitë politike në Shqipëri nuk kanë arritur konsensus për reformën zgjedhore, ku afati përfundimtar ishte 31 maji, që vetë e përcaktuan.

Tiranë, 1 qershor 2020 (MIA) – Partitë politike në Shqipëri nuk kanë arritur konsensus për reformën zgjedhore, ku afati përfundimtar ishte 31 maji, që vetë e përcaktuan.

Pas disa orësh diskutimesh që i parapriu takimeve të ndara me diplomatët e huaj dhe premtime që marrëveshja për reformën zgjedhore do të përfundojë deri në orën 00:00 të natës së kaluar, kjo nuk ndodhi.

Megjithatë, është paralajmëruar se mbledhja e Këshillit politik, i cili përfshin anëtarët e shumicës qeverisëse, opozitën parlamentare dhe opozitën jo parlamentare, do të vazhdojnë.

Sipas mediave shqiptare, një nga pikat kryesore mbi të cilat partitë nuk mund të pajtohen është propozimi i opozitës për të zgjedhur qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

Dje, kreu i shtetit Ilir Meta u bëri thirrje partive që të përmbushin premtimin e konsensusit dhe të harmonizojnë reformën zgjedhore dhe i kërkoi popullit që të zgjedhë edhe presidentin e shtetit në zgjedhjet pasuese. vt/bs/fab

Back to top button
Close
Close