EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Partitë irlandeze kanë arritur marrëveshje për formimin e një qeverie të re

Partitë irlandeze Fiana fol, Fajn Geal dhe Partia e gjelbër arritën sot marrëveshje për formimin e qeverisë së re të koalicionit. Nëse marrëveshja ratifikohet nga organet lokale, do të përfundojë bllokada politike e vendit.

Dublin, 15 qershor 2020 (MIA) – Partitë irlandeze Fiana fol, Fajn Geal dhe Partia e gjelbër arritën sot marrëveshje për formimin e qeverisë së re të koalicionit. Nëse marrëveshja ratifikohet nga organet lokale, do të përfundojë bllokada politike e vendit.

Që marrëveshja të jetë e vlefshme në dhjetë ditët e ardhshme, ajo duhet të ratifikohet nga anëtarët e partisë.

Palët dëshirojnë të formojnë qeveri të re para fundit të qershorit, pasi parlamenti aktualisht nuk është në gjendje të miratojë ligje, duke e përfshirë edhe ligjin për ndihmë prej 5.6 miliardë eurosh, për kompanitë që janë të prekura nga pandemia me Kovid-19.

Zgjedhjet parlamentare në Irlandë u mbajtën në shkurt, por asnjë parti nuk e fitoi shumicën, ndërsa bisedimet e koalicionit u ndërprenë për shkak të pandemisë. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close