BallkanBallkan.Portal

Parlamenti turk votoi për dërgimin e ushtrisë në Libi

Në Parlamentin turk sot filloi debati për dërgimin e mundshëm të forcave turke në Libi, pas çka do të mbahet votim.

Ankara, 2 janar 2019 (MIA) – Në Parlamentin turk sot filloi debati për dërgimin e mundshëm të forcave turke në Libi, pas çka do të mbahet votim.

Pritet deputetët ta miratojnë nismën e cila ka për qëllim që Turqia ta ndihmojë qeverinë në Tripoli, e mbështetur nga SHBA-ja, në luftën kundër forcave të Kalifa Haftar kundër ofensivës  së kryeqytetit libian.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit për këtë propozim është thirrur edhe përkundër shqetësimit të opinionit se sistemimi njëvjeçar i trupave turke në Libi mundet plotësisht ta përkeqësojë konfliktin dhe ta kërcënojë stabilitetin në rajon.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan muajin e kaluar deklaroi se presidenti i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë, Fajez Saraj kërkoi ndihmë nga forcat turke, pas nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën Ankarasë i lejohet të sistemojë ekspertë dhe personel ushtarak në atë vend.

Ajo marrëveshje, si dhe ajo për kufirin detar mes dy vendeve, shkaktoi mospajtime në rjaon dhe më gjerë.

Luftimet mes qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe gjeneralit Haftar, i cili sundon në lindje të vendit, filluan pas rrëzimit të presidentit shumëvjeçar Moamer al Gadafi. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close