0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Parlamenti grek e ka miratuar ligjin për tubime, incidente para Dhomës ligjdhënëse

Me 187 vota "pro", nga Demokracia e Re dhe Lëvizja për Ndryshim dhe Zgjidhja greke dhe 101 vota "kundër", Parlamenti grek mbrëmë vonë e miratoi ligjin e ri për tubime, greva dhe demonstrata.

Athinë, 10 korrik 2020 (MIA) – Me 187 vota “pro”, nga Demokracia e Re dhe Lëvizja për Ndryshim dhe Zgjidhja greke dhe 101 vota “kundër”, Parlamenti grek mbrëmë vonë e miratoi ligjin e ri për tubime, greva dhe demonstrata.

Votimi u parapri nga një debat i nxehtë në parlament midis qeverisë dhe opozitës SYRIZA, si dhe incidente me kokteje molotovi dhe gaz lotsjellës përpara kuvendit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis deklaroi se ligji i ri e garanton dhe e mbron lirinë e shprehjes publike, ndërsa lideri i SYRIZA-së theksoi se qeveria ka frikë nga reagimet shoqërore dhe po përpiqet t’i kthejë dekretet e vitit 1971 të periudhës Hunta në Greqi.

Përderisa deputetët debatonin për ligjin, një pjesë e demonstruesve në protestat e organizuara pikërisht kundër këtij akti, u përleshën me policinë.

Një grup të rinjsh të maskuar e sulmuan policinë me kokteje molotovi dhe gjësende të ndryshme të forta . Policia u përgjigj me shok bomba dhe gaz lotsjellës.

Dëme materiale janë shkaktuar në disa prej hyrjeve të hoteleve pranë Kuvendit dhe janë shkruar parulla në muret e hoteleve.

Incidentet vazhduan edhe nëpër rrugët në afërsi, por përkundër sasisë së madhe të gazit lotsjellës, disa protestues ende mbetën para Kuvendit.

Pasditen e djeshme u mbajtën disa tubime në vende të ndryshme në qendër të Athinës, nga Sindikata e Partisë Komuniste, organizata dhe parti të majta dhe jashtëparlamentare, lëvizje studentore të krahut të majtë, anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë ish-ministra dhe deputetë aktualë. Destinacioni i fundit i të gjitha tubimeve ishte Kuvendi i Greqisë ku shpërthyen incidentet. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close