EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Parlamenti Evropian kërkon reagim urgjent nga qeveria belge për shkak të brutalitetit policor

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, i ka dërguar letër kryeministres belge Sofi Vilme, pasi dje një eurodeputete me origjinë afrikane shpjegoi se ishte viktimë e brutalitetit policor në Bruksel për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 18 qershor 2020 (MIA) – Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, i ka dërguar letër kryeministres belge Sofi Vilme, pasi dje një eurodeputete me origjinë afrikane shpjegoi se ishte viktimë e brutalitetit policor në Bruksel për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Deputetja gjermane Pjeret Hercberger Fofana, me origjinë nga Mali, në seancën plenare në Parlamentin Evropian kushtuar vrasjes së Xhorxh Flojdit dhe racizmit në Evropë theksoi se ka qenë viktimë e brutalitetit të policisë belge për përpjekjen për të filmuar me telefonin e saj një ndërhyrje policie në një stacion treni në Bruksel.

Hercberger Fofana mori mbështetje nga grupi i saj politik, të Gjelbrit, kryetari i të cilëve, Filip Lambert, tha se ishte i sigurt se brutaliteti policor ishte i lidhur me ngjyrën e lëkurës së deputetes. Një numër i madh i deputetëve nga shumica e partive politike shprehën solidaritet dhe mbështetje për Harcberger Fofana, ndërsa kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli i dërgoi një letër direkt kryeministres belge, Sofi Vilmes, duke i kërkuar qeverisë së saj të ndërmarrë veprime të menjëhershme.

Në letër, ai e rikujton kryeministren se çdo lloj dhune disproporcionale nga policia është e papranueshme në BE dhe se deputetja gëzon imunitet parlamentar, për të cilin policia duhet të kishte dijeni.

Sipas Hercberger, policia nuk pranoi të besonte se ajo ishte anëtare e Parlamentit Evropian për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Sasoli shkruan se pret përgjigje nga kryeministrja.

Policia e Brukselit, nga ana e tyre, ka mohuar se ka pasur brutalitet. Prokuroria ka hapur hetim. tm/ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close