EvropëEvropë.Portal

Parlamenti evropian e ofroi ndërtesën e vet për spital

Parlamenti evropian u ofroi autoriteteve në Bruksel ndërtesën e vet dhe mjete transportuese për ndihmë në luftën kundër virusit KOVID-19.

Bruksel, 1 prill 2020 (MIA) – Parlamenti evropian u ofroi autoriteteve në Bruksel ndërtesën e vet dhe mjete transportuese për ndihmë në luftën kundër virusit KOVID-19.

Sekretari i përgjithshëm i PE-së, Klaus Vele, kontaktoi me autoritetet në Bruksel dhe ua ofroi në dispozicion resurset e Parlamentit.

Zyrtari i Parlamentit evropian, thotë se bëhet fjalë për një nga ndërtesat joqendrore të Parlamentit, e cila mund të adaptohet në spital ose në objekt për vendosje të përkohshme të njerëzve, të cilëve u nevojitet ndihmë.

Në të njëjtën kohë, rreth 100 automjete të Parlamentit evropian, duke përfshirë kamionë dhe shoferë, mund të shfrytëzohen për transport të ushqimit dhe pajisjes mjekësore. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close