ShkupShoqëri

Parking falas për festën e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve në parkingjet e PKQ-së

- Me rastin e festës së Vitit të Ri, nesër parkingjet e hapura me të cilat udhëheq NP "Parkingjet e Komunës Qendër" (PKQ) do të punojnë deri në orën 15, parkingjet e mbyllura dhe garazhi në kate deri në orën 18, ndërsa sportelet për dhënien e kontratave në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë deri në orën 16. Të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq ndërmarrja më 1 janar do të jenë falas për të gjithë qytetarët.

Shkup, 30 dhjetor 2019 (MIA) – Me rastin e festës së Vitit të Ri, nesër parkingjet e hapura me të cilat udhëheq NP “Parkingjet e Komunës Qendër” (PKQ) do të punojnë deri në orën 15, parkingjet e mbyllura dhe garazhi në kate deri në orën 18, ndërsa sportelet për dhënien e kontratave në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë deri në orën 16. Të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq ndërmarrja më 1 janar do të jenë falas për të gjithë qytetarët.

Siç bëri të ditur PKQ-ja, pagesa e rregullt për parkim në parkingjet dhe dhënien e kontratave të Drejtorisë së NP PKQ do të vazhdojë më 2 janar (të enjten) me orar të zakonshëm të punës.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 6 janar (e hënë) dhe 7 janar (e martë) të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq NP PKQ do të jenë falas për qytetarët.

Pagesa e rregullt për parkim në parkingjet dhe dhënien e kontratave në Drejtorinë e NP PKQ do të vazhdojë më 8 janar (e mërkurë) me orar të zakonshëm.

Ekipi i NP “Parkingjet e Komunës Qendër” të gjithë qytetarëve iu uron festa të bukura të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve”, shtohet në kumtesë. fc/

 

Back to top button
Close
Close