Shkup

Parkimi i paligjshëm në Vodno për fundjavë do të sanksionohet

- Që të mbrohet mali Vodno nga ndotja dhe që të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e veçanërisht e këmbësorëve dhe e çiklistëve, inspektorët këtë fundjavë do të vazhdojnë të bëjnë kontrolle të përforcuara sa i përket parkimit të paligjshëm në hapësira publike, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Që të mbrohet mali Vodno nga ndotja dhe që të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e veçanërisht e këmbësorëve dhe e çiklistëve, inspektorët këtë fundjavë do të vazhdojnë të bëjnë kontrolle të përforcuara sa i përket parkimit të paligjshëm në hapësira publike, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ruajtësit e rendit, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, fundjavën e kaluar në Vodno kryen kontrolle të përforcuara për parkim të paligjshëm në hapësira publike dhe shqiptuan gjithsej 76 gjoba për parkim në hapësira të gjelbra (14 të shtunën dhe 62 të dielën).

“Falë këtyre kontrolleve të përforcuara të ruajtësve të rendit gjatë fundjavës në Vodno nuk krijohet rrëmujë në komunikacion, ndërsa vizitorët kanë kushte optimale për rekreacion”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Njëherit vitin e kaluar Qyteti i Shkupit vendosi dy linja autobusi – autobusin me numër 25A që niset para garazhit në kate “26 Korriku” në rrugën “Shën Cirili dhe Metodi”, ndërsa autobusi me numër 25B – nga parkingu te Tregu i Luleve (Shtëpia e shtypit). Këto dy linja autobusi deri në Vodno të Mesme janë pa pagesë gjatë fundjavave dhe festave shtetërore, ndërsa këto ditë pa pagesë është edhe parkimi në garazhin në kate në rrugën”Shën Cirili dhe Metodi” dhe në parkingun te Tregu i Luleve.

Itinerarin e këtyre dy linjave të autobusit mund ta gjeni në këtë vegës: http://www.jsp.com.mk/VozenRedGen.aspx

“Si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme që të sigurohet rekreacion i sigurt i këmbësorëve dhe i çiklistëve në ditët kur është më i vizituar mali Vodno, Qyteti i Shkupit dhe NP ‘Parkingu i Qytetit’ vendosën parkim zonal në parkingjet në Vodno të Mesme. Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe për fundjava prej orës 9 deri në orën 16. Çmimi për orën e parë e parkimit është 100 denarë, ndërsa çdo orë e ardhshme – 50 denarë. Në parkingjet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informuese. Parkimi është pa pagesë për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi i paligjshëm sanksionohet”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në mënyrë shtesë Qyteti i Shkupit iu rekomandon qytetarëve që t’i shfrytëzojnë të gjitha këto përfitime dhe këtë fundjavë t’i lënë automobilat në garazhin në kate “26 Korriku” dhe në parkingun te Tregu i Luleve dhe me autobus të ngjiten pa pagesë në Vodno. fc/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close