EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Parisi: Nuk ka plan evropian për rimëkëmbje të ekonomisë

Plani evropian masiv  për restartim  të ekonomisë pas krizës së koronavirusit  të cilin e kërkojnë Franca dhe Spanja  nuk do të jetë lëndë e marrëveshjes mes 27 vendeve anëtare të BE-së edhe disa javë, deklaruan  funksionarët francez në vigjilje të samitit të BE-së përmes videokonferencës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 22 prill (MIA) – Plani evropian masiv  për restartim  të ekonomisë pas krizës së koronavirusit  të cilin e kërkojnë Franca dhe Spanja  nuk do të jetë lëndë e marrëveshjes mes 27 vendeve anëtare të BE-së edhe disa javë, deklaruan  funksionarët francez në vigjilje të samitit të BE-së përmes videokonferencës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Franca dhe Spanja kërkojnë BE-ja të vendosë plan për rimëkëmbje të ekonomisë evropiane prej të paktën  një miliardë euro për Francën, 1.500 miliard euro për Spanjën, i financuar nga huatë afatgjate, përkujton pallati i Eliseut. Por, derisa shumica e vendeve të BE-së pajtohen për nevojën e masave për mbështetje, vëllimi i tyre, metoda e financimit dhe distribuimi  ende thellë i ndan 27 vendet anëtare të BE-së.

“Diskutimet do të vazhdojnë gjatë disa javëve. Do të nevojitet  mbledhje fizike e shefave të shteteve dhe qeverive për të vepruar, ndoshta në qershor”, deklaruan  funksionarët në Paris, të cilët shfaqën shpresë  kujdesi për marrëveshjen “gjatë verës”.

Parisi megjithatë thekson se nuk dëshiron “marrëveshje të përshpejtuar, në lirim” dhe paralajmëron se “Franca  nuk do ta japë pëlqimin e saj  për buxhetin e saj, i cili nuk do të jepte përgjigje  për krizën”. Ky është kërcënim serioz, sepse miratimi i buxhetit evropian kërkon njëzëshmëri nga të gjitha 27 vendet anëtare.

Parisi gjithashtu kërkon këto masa simulative të përfshijnë  jo vetëm hua të shteteve problematike, si Spanja dhe Italia, por edhe transfere të mjeteve, si pjesë e mekanizmit për solidaritet.

“Nëse tregu ynë i vetëm, motori ynë,  nuk profunksionon sërish, Evropa do të haset  në vështirësi të mëdha, ende më shumë, sepse tregjet e jashtme do të jenë në vështirësi. Solidariteti evropian është në interesin tonë”, pohoi Pallati i Eliseut, i përballur me  qëndrueshmërinë e vendeve si Gjermania, Holanda dhe ato nga  Evropa veriore.

Franca gjithashtu beson se  kufijtë e jashtëm të BE-së do të mbesin të mbyllur deri në verë. Nga ana tjetër, shpreson  në hapje më të shpejtë  të kufijve të brendshëm  evropian, veçanërisht në kufirin  francez-gjerman, ku lëvizja për momentin është kufizuar, përkatësisht është lejuar vetëm lëvizja e punëtorëve kufitar.  tg/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close