0_Magazinë.PortalUdhëtime

Parisi është i zbrazët si asnjëherë më parë

Parisi sot është i zbrazët si asnjëherë më parë. Kush do ta vizitojë tani, nuk duhet të pritet në rradhë të pafund  para atraksioneve kryesore. Ky është "bekim" për turistët, por dështim për hotelierët.

Paris, 10 gusht 2020 (MIA) – Parisi sot është i zbrazët si asnjëherë më parë. Kush do ta vizitojë tani, nuk duhet të pritet në rradhë të pafund  para atraksioneve kryesore. Ky është “bekim” për turistët, por dështim për hotelierët.

Kryeqyteti i Francës është një nga qytetet më të vizituara  në botë. Çdo fëmijë e di Kullën Eifel…Por, për shkak të krizës me koronavirusin, banorët e Parisit e kanë qytetin e tyre dhe pamjet pothuajse vetëm për veten e tyre.

Rrethina më e gjërë në Paris vitin e kaluar shënoi 50 milion mysafirë. Kjo do të thotë miliarda euro fitim. Këtë vit Parisi nuk do t’i arrijë këto shifra.

Sipas citimeve, sot shumica e turistëve  vijnë nga SHBA-ja, Lindja e Afërt dhe Kina. Për to vlejnë masat restriktive për hyrje në vend.

“Tani mund të themi se gjysma e hoteleve janë të mbyllura. Kjo i detyrohet mungesës së vizitorëve nga vendet e huaja. Secili që kalon pranë hoteleve luksoze si Le Bristop ose Shangri-La mund ta vërejë këtë…Hotelet janë të mbyllura megjithatë deri në shtator”, deklaroi kryetari i Asociacionit të hotelierëve në Paris, Frank Dellvo.

Ai shtoi se vetëm Mona Liza dhe muzeu Luvër janë më afër vizitueshmërisë normale. Por, para hyrjes  në Kullën Eifel ose Katakombet, për shembull, presin vetëm disa njerëz në ndërkohë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close