EvropëEvropë.Portal

Paris: Një i lënduar gjatë një sulmi në një xhami

- Një person është lënduar rëndë kur një burrë i armatosur me helmetë në kokë hapi zjarr në oborrin e një xhamie në Paris, informon televizioni francez BFM.

Paris, 9 mars 2020 (MIA) – Një person është lënduar rëndë kur një burrë i armatosur me helmetë në kokë hapi zjarr në oborrin e një xhamie në Paris, informon televizioni francez BFM.

Në raportin theksohet se sulmuesi ka hyrë në oborrin e brendshëm në xhaminë në rrethin e 19-të në Paris të dielën në mbrëmje dhe kishte shtënë ndaj një personi tjetër. Sipas BFM-së, sulmuesi ka ikur me skuter në drejtim të panjohur.

Mediet publikuan se burri 32-vjeçar është lënduar seriozisht dhe është dërguar në spital në gjendje serioze.

Sipas raportimeve  të medieve, në momentin e sulmit ka pasur 15 persona në xhami, por askush tjetër nuk është lënduar.

Policia filloi hetim për sulmin, por deri më tani nuk është konfirmuar identiteti i sulmuesit. fc/

 

Back to top button
Close
Close