EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Parisi bën thirrje në bashkërendim evropian gjatë rihapjes së kufijve

Franca ka bërë thirrje për "bashkërendim më të madh" gjatë rihapjes së kufijve të brendshëm të BE-së, në një kohë kur vendet anëtare paralajmëruan lëvizje të tilla në vigjilje të sezonit turistik të verës, raporton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 20 maj 2020 (MIA) – Franca ka bërë thirrje për “bashkërendim më të madh” gjatë rihapjes së kufijve të brendshëm të BE-së, në një kohë kur vendet anëtare paralajmëruan lëvizje të tilla në vigjilje të sezonit turistik të verës, raporton korrespondenti i MIA-s.

“Ekziston nevojë urgjente që të koordinohemi dhe kjo do të jetë porosia ime këtë pasdite gjatë video-konferencës së ministrave evropianë të Turizmit”, tha ministri i Jashtëm francez Zhan Baptist Lemouan për radio RTL.

Ai me këtë rast konsideron se jo të gjithë mund të njoftojnë vetëm nga këndvështrimi i tyre për hapjen e kufijve. mb/

Back to top button
Close
Close