Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite  me paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. UV = 8.

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite  me paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. UV = 8.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri  në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë në 30 gradë.

Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe rritje graduale të temperaturës ditore. Në orët e pasdites  do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër. Të premten kah fundi i ditës dhe të shtunën në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, bubullimë dhe erë të fortë.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close