Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitjen e jostabilitetit të izoluar me paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla.

Shkup, 11 korrik 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitjen e jostabilitetit të izoluar me paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë .

Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe kryesisht në rajonet malore pasdite do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Nga e diela paradite dhe të hënën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe atëherë temperaturat sërish do të jenë më të ulëta (për 3 deri në 5 gradë). Më pas vijon periudhë e motit më stabul me rritje graduale të temperaturës.

Back to top button
Close
Close