Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa herë pas here edhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Shkup, 4 qershor 2020 (MIA) – Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa herë pas here edhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 3 deri në 12, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsius. UV=8

Në Shkup, paradite me diell, në orët e pasdites me vranësira të shtuara dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit më të ngrohtë. Do të jetë me diell në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Të premten në më shumë vende do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e një vale të lagësht, priten më shumë reshje midis të premtes dhe të shtunës.

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close