Uncategorized

Parashikimi i motit

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar veriore. Do të ketë reshe të shiut, veçanërisht paradite ndërsa në pjesët jugore në nivel lokal do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. UV=4.

Shkup, 21 maj 2020 (MIA) – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar veriore. Do të ketë reshe të shiut, veçanërisht paradite ndërsa në pjesët jugore në nivel lokal do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. UV=4.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 17 gradë Celsius ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 14 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe i freskët, me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Do të ketë reshje të shiut veçanërisht paradite.

Temperatura minimale do të arrijë në 14 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Nga e premtja do të mbizotërojë mot stabil me erë mesatare veriore, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të ketë kushte për shi lokal.

Back to top button
Close
Close