Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 9 dhjetor 2018 (MIA) – Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, në viset më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Gjatë ditës do të ketë mot më të kthjellët, ndërsa gjatë natës drejt të hënës do të ketë reshje të reja të cilat për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu në male dhe në viset më të larta do të jenë me borë, ndërsa në disa vende më të ulëta me shi dhe borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval orej minus një gradë deri 3 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej gjashtë deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri një gradë Celsius ndërsa e ditës do të arrijë nëntë gradë.

Back to top button
Close
Close