Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut të cilat gjatë ditës do të ndërpriten. Do të fryej erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Shkup, 5 prill 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut të cilat gjatë ditës do të ndërpriten. Do të fryej erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në 8, ndërsa e ditës prej 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 6, ndërsa e ditës do të arrijë 12 gradë Celsius.

Nga  e hëna pason periudhë e motit stabil dhe me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje.

Back to top button
Close
Close