Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa nga pasditja vranësirat do të rriten.

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa nga pasditja vranësirat do të rriten.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 1 deri në 5 gradë, ndërsa e ditës prej 7 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa nga pasditja vranësirat do të rriten. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.

Gjatë natës dhe të enjten do të ketë reshje të shiut, ndërsa në malet borë. Reshjet kohë pas kohe do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të larta. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperatura ditore do të bie. Pastaj në ditët në vijim do të mbajë mot stabil, ndërsa rritje të temperaturave ditore do të ketë nga e diela. mb/

Back to top button
Close
Close