Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit

Shkup, 12 shkurt 2020 (MIA) – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në pesë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej pesë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot më i thatë dhe me diell. Nën ndikimin e valës së lagësht të premten priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në male të borës. Të shtunën do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Back to top button
Close
Close