Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në minus tetë gradë, ndërsa e ditës prej tre deri në 10 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus tre gradë, ndërsa e ditës deri gjashtë gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë mesatare veriore, e cila të enjten  do të përforcohet. Nga e premtja do të fillojë të fryjë erë jugore, vranësirat do të rriten dhe gjatë fundjavës priten reshje të përkohshme kryesisht të shiut.

Back to top button
Close
Close