Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Në mbarë vendin do të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug me periudha dielli, ndërsa me shi të përkohshëm kryesisht në pjesët veriore të vendit. Në male reshjet do të jenë të borës ndërsa dëborë të përkohshme do të ketë edhe në viset më të larta. Në pjesët veriore do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa e dobët jugore në pjesët jugore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 5, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Shkup, 9 mars 2021 (MIA) –  Në mbarë vendin do të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug me periudha dielli, ndërsa me shi të përkohshëm kryesisht në pjesët veriore të vendit. Në male reshjet do të jenë të borës ndërsa dëborë të përkohshme do të ketë edhe në viset më të larta. Në pjesët veriore do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa e dobët jugore në pjesët jugore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 5, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm veçanërisht pasdite. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Nesër dhe të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe veçanërisht në veriperëndim me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vise të larta përkohësisht me borë. Natën drejt të mërkurës dhe të mërkurën në pjesët veriore në male do të formohet shtresë dëbore, ndërsa shtresë dëbore e vogël do të formohet edhe në vendet më të larta. Nga kjo valë e lagësht reshjet më të rrëmbyeshme do të jenë në perëndim (mbi 25 l/24h) veçanërisht natën drejt së mërkurës dhe të mërkurën paradite kur në shtet do të fillojë të fryejë edhe erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore (mbi 65 km/orë). Më pas pason periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë.

Back to top button
Close
Close