Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshje të borës, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.

Shkup, 31 mars 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshje të borës, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në 7 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë të mërkurën do të ketë reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m2) ndërsa në malet borë. Për shkak të ftohjes dhe lëshimit të temperaturave prej 10 deri në 15 gradë, reshje të borës do të ketë edhe në disa vende më të ulëta, ku do të formohet shtresë e borës. Të enjten dhe të premten do të vijojë stabilizim i motit, por temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.

Back to top button
Close
Close