Parashkimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, përgjatë Vardarit dhe erë të përforcuar nga drejtimi juglindor. Kah fundi i ditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 32 deri 37 gradë. UV=8.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare nga drejtimi juglindor. Kah fundi i ditës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë.

Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira, mot më të freskët dhe jostabil me paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, ndërsa pritet lokalisht të ketë shi dhe sasi më të madhe të shirave.

Back to top button
Close
Close