0_Sport,PortalFutboll

Parashikimi i Klopit: Juventusi është favorit për titullin në LK

Juventusi sipas Jurgen Klopit është favoriti kryesor për të fituar titullin e Ligës së kampionëve. Strategu gjerman në karrigen e Liverpulit, ka thënë se "të kuqtë" do të bëjnë përpjekje maksimale të mbajnë trofeun, por nuk është i sigurt në këtë

Liverpul, 15 shkurt 2020 (MIA) – Juventusi sipas Jurgen Klopit është favoriti kryesor për të fituar titullin e Ligës së kampionëve. Strategu gjerman në karrigen e Liverpulit, ka thënë se “të kuqtë” do të bëjnë përpjekje maksimale të mbajnë trofeun, por nuk është i sigurt në këtë.

“Nuk e di nëse do të mund ta mbrojmë titullin, por jemi të gatshëm në luftë deri në fund. Sezonin e kaluar treguam se mund t’i fitojmë më të mirët, por në fazën nokaut ka shumë ekipe cilësore qëllimi i të cilëve është trofeu. Në atë tani nuk do të mendojmë, jemi të fokusuar në ndeshjen me Atletikon në Madrid”, ka thënë Klop.

Ai ka përmendur disa ekipe si fitues potencial të garës prestigjioze të UEFA-s, ndërsa mes tyre ka përmendur Juventusin.

“Ata kanë më shumë futbollistë. Habitem se si nuk janë bindshëm të parët në Serie A me dhjetë pikë dallim. Baerni poashtu është në kreun lartë, PSZH nuk duhet harruar, Barcelonën e as Mançester Sitin”, ka shtuar Klop. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close