0_Sport,PortalShoqëriSport.Slajder

Paraolimpikët dhe atletët nga Olimpiada speciale në pritje tek kryeministri Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot organizoi pritje të olimpikëve nga paraolimpiadat sportive dhe olimpiadat speciale të cilëve iu ndanë mirënjohje për rezultatet e arritura.

Shkup, 11 prill 2019 (MIA) – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot organizoi pritje të olimpikëve nga paraolimpiadat sportive dhe olimpiadat speciale të cilëve iu ndanë mirënjohje për rezultatet e arritura.

“Ata e afirmojnë vendin tonë në botë. Prandaj, krahas mbështetjes sistematike, dëshirojmë edhe në mënyrë simbolike, përmes mirënjohjeve, t’u japim mirënjohje këtyre ambasadorëve tanë të vërtetë. Vlerat olimpike siç janë loja e drejtë, zhvillimi harmonik i trupit dhe mendjes, përcaktimi që të arrihet më e mira si ambicie e matur dhe e shëndoshë, pajtimi dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë mes njerëzve me ngjyrë, racë, religjion dhe kulturë të ndryshme janë vlera që përmes sportit insistojmë t’i bartim edhe në përditshmërinë tonë. Sporti dhe fryma e olimpizmit bashkon, inspiron bashkim. Ky shoqërim i yni i përbashkët bashkon sportistë dhe olimpistë të gjeneratave të ndryshme. Dhe kjo është pjesë e vlerave tona të shoqërisë për të gjithë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri paralajmëroi mbështetje edhe më të madhe për pjesëmarrësit tanë olimpikë në Paraolimpiadën dhe Olimpiadën speciale, por edhe për sportistët e rinj të talentuar.

Angazhimin e Qeverisë për mbështetje personave me pengesa, si dhe për sportistët e rinj e konfirmoi edhe drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaevski. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close