0_Maqedoni.Portal0_Sport,Portal0_Web_AktualeShoqëriSport

Para fillimit të sezonit, të gjithë sportistët do të testohen për Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se në takim, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive miratuan vendim për t'u testuar të gjithë sportistët para fillimit të sezonit, si dhe ata që janë të përfshirë në trajnime.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se në takim, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive miratuan vendim për t’u testuar të gjithë sportistët para fillimit të sezonit, si dhe ata që janë të përfshirë në trajnime.

“Në Unionin e Futbollit ka pasur takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive, ku është diskutuar dhe konfirmuar se para fillimit të sezonit, do të testohen të gjithë ata që janë pjesë e kësaj stërvitjeje dhe këtij procesi të mbajtjes së ndeshjeve. Pastaj, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se do t’i kryejnë të gjitha testet. Kështu që ai proces u dakordua në atë mënyrë dhe sigurisht që nuk do të vazhdojë apo iniciojë asgjë që mund ta rrezikojë shëndetin e sportistëve”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me atë nëse mbetet rekomandimi të ketë stërvitje në sportet në grup, duke e pasur parasysh që në klubin “Shkëndija” u konfirmuan dy raste pozitive me Kovid-19.

Ai theksoi se ata kanë vendosur t’i fillojnë sportet individuale siç është tenisi, ndërsa sa i përket testeve për sportet në grup, ai theksoi se kjo është dakorduar në mbledhjen zyrtare të Federatës dhe Komisionit për sëmundje infektive. ls/shk/

Back to top button
Close
Close