EvropëEvropë.Portal

Papa ka kryer ndryshime kuadrovike në veprimet mediatike të Vatikanit

Papa Françesku e ndërroi redaktorin e përgjithshëm shumëvjeçar të gazetës së Stolisë së shenjtë dhe emëroi një gazetar të njohur italian të koordinojë me politikat redaktuese të të gjitha mediumeve të Vatikanit.

Vatikan, 19 dhjetor 2018 (MIA) – Papa Françesku e ndërroi redaktorin e përgjithshëm shumëvjeçar të gazetës së Stolisë së shenjtë dhe emëroi një gazetar të njohur italian të koordinojë me politikat redaktuese të të gjitha mediumeve të Vatikanit.

Vatikani kumtoi se gazetari i gazetës “Stampa”, Andrea Tornieli, specialitet i të cilit janë çështjet për kishën katolike, do të bëhet drejtor redaktues i drejtorisë për komunikime të Kurisë romake.

Shkrimtari dhe njëherit kryesues italian Andrea Monda do të jetë redaktor i përgjithshëm i gazetës “Oservatore romano” në vendin e historianit të kishës dhe gazetar Xhovani Marija Vian, i cili ishte në pozitë nga viti 2007.

Veprimi mediatik i Vatikanit është në proces të reformave me qëllim të uljes së tepricës teknologjike dhe përmirësimit të koordinimit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close