EvropëEvropë.Portal

Papa Françesku u bëri thirrje pjesëmarrësve në Davos që të përkushtohen njerëzve dhe jo fitimeve

Papa Françesku u bëri thirrje pjesëmarrësve me ndikim në Forumin Ekonomik botëror në Davos, në qendër të politikës publike të vendosin njerëzit, e jo përfitimet.

Vatikan, 21 janar 2020 (MIA) – Papa Françesku u bëri thirrje pjesëmarrësve me ndikim në Forumin Ekonomik botëror në Davos, në qendër të politikës publike të vendosin njerëzit, e jo përfitimet.

Në fjalimin e shkruar, Papa Françesku i rikujtoi delegatët në “detyrimin moral që në qendër të politikës publike ta vendosin njeriun, e jo vetëm aspiratën për pushtet dhe fitim”.

“Forumi paraqet skenë në të cilën vullneti politik dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mund të udhëhiqen dhe të përforcohen me synimin për të tejkaluar izolimin, individualizmin dhe kolonizimin ideologjik, i cili, për fat të keq, e karakterizon tepër debatin bashkëkohor”, shprehet Papa Françesku.

Në Davos, Papa Françesku përfaqësohet nga një kardinal nga Vatikani. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close