0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Papa Françesku formoi fond emergjent për t’i ndihmuar vendet në zhvillim

Papa Françesku formoi fond emergjent për t'i ndihmuar zonat e prekura nga koronavirusi në vendet në zhvillim, kumtoi sot Vatikani.

Romë, 6 prill 2020 (MIA) – Papa Françesku formoi fond emergjent për t’i ndihmuar zonat e prekura nga koronavirusi në vendet në zhvillim, kumtoi sot Vatikani.

Në kumtesë theksohet se Papa ka veçuar 750,000 dollarë nga fondet që janë në dispozicion të tij si kontribut fillestar për fondin, transmetojnë mediat britanike.

Papa u kërkoi njësive të kishave dhe dioqezave që të kontribuojnë në mbushjen e fondit, sipas mundësive të tyre.

Fondet do të shpërndahen përmes kompanive të misioneve të priftërinjve që e mbështesin punën e 1100 dioqezave, kryesisht në Afrikë, Azinë Oqeanike dhe pjesë të Amazonës.

Muajin e kaluar, Papa Françesku i dhuroi 30 respiratorë për spitalet italiane në zonat që janë më së shumti të goditura me Kovid-19.  ls/shk/ 

Back to top button
Close
Close