BotëBotë.Portal

Papa Françesku e dënoi racizmin në SHBA, por edhe protestat e dhunshme

- Papa Françesku sot për herë të parë u prononcua sa i përket trazirave në SHBA, duke porositur se askush nuk guxon të "mbyllë sytë para racizmit".

Vatikan, 3 qershor 2020 (MIA) – Papa Françesku sot për herë të parë u prononcua sa i përket trazirave në SHBA, duke porositur se askush nuk guxon të “mbyllë sytë para racizmit”.

Ai, gjithashtu, e dënoi dhunën si “vetëshkatërruese dhe vetëmposhtëse”.

Kreu i Kishës Katolike me shqetësim të madh i ndjek trazirat shqetësuese sociale në SHBA gjatë ditëve të kaluara, pas vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd.

Papa u lut për pajtim nacional dhe paqe në SHBA. Ai vlerësoi se vdekja e Xhorxh Fllojdit është tragjike, duke shtuar se lutet për të dhe për të gjithë që janë vrarë si rezultat i “mëkatit të racizmit”. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close