BotëBotë.Portal

Pandemia shkak i mundshëm për urinë e 14 milionë njerëzve në Amerikën Jugore

Programi botëror pProgrami botëror për ushqim pranë KB-së paralajmëron se pandemia e koronavirusit të ri mund të shkaktojë problem me urinë tek së paku 14 milionë njerëz në Amerikën Jugore.ër ushqim pranë KB-së paralajmëron se pandemia e koronavirusit të ri mund të shkaktojë problem me urinë tek ë paku 14 milionë njerëz në Amerikën Jugore.

Bogotë, 28 maj 2020 (MIA) – Programi botëror për ushqim pranë KB-së paralajmëron se pandemia e koronavirusit të ri mund të shkaktojë problem me urinë tek së paku 14 milionë njerëz në Amerikën Jugore.

Sipas parashikimeve më të reja, 3,4 milionë njerëz përjetuan pasiguri lidhur me furnizimin me ushqim në vitin 2019, ndërsa ai numër mund të jetë katër herë më i madh në Amerikën Jugore, e cila është ndër rajonet më të rrezikuara në botë.

Problemi me urinë fillon të ndjehet në rajon, edhe pse qytetarët i shkelin masat e karantinës dhe dalin nga shtëpitë në kërkim të ushqimit dhe parave. Problem më të madh kanë punëtorët të cilët punojnë “në të zezë” dhe përbëjnë përqindjen më të madhe të popullatës në Amerikën Latine, e më pas janë njerëzit të cilët për shkak të pandemisë mbetën pa punë.

Numri i të uriturve në kontinent sipas të gjitha gjasave do të jetë më i madh se sa parasheh KB-ja, duke pasur parasysh se parashikimi i kësaj organizate i referohet 11 shteteve jugamerikane të cilat janë anëtare të saj, por jo edhe Venezuela.

Uria mbetet dukuri gjithnjë e më serioze në Amerikën Latine siç po rritet numri i të infektuarve me koronavirusin e ri.

Rënia e pritur e aktivitetit ekonomik në Amerikën Jugore dhe në Karaibe për këtë vit është 5,3 për qind, sipas të gjitha gjasave më shumë se sa gjatë Depresionit të Madh. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close