0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Pandemia KOVID nuk po shuhet, kapacitetet e spitaleve të mjaftueshme për pranimin e pacientëve

Tre të vdekur dhe 168 raste të reja, ishte bilanci i djeshëm i KOVID-it në vend. Pandemia nuk po shuhet, kompetentët bindin se spitalet kanë kapacitet të mjaftueshëm që t'i pranojnë pacientët.

Shkup,10 korrik 2020 (MIA) – Tre të vdekur dhe 168 raste të reja, ishte bilanci i djeshëm i KOVID-it në vend. Pandemia nuk po shuhet, kompetentët bindin se spitalet kanë kapacitet të mjaftueshëm që t’i pranojnë pacientët.

Deri tani janë bërë gjithsej 72.690 testime, ndërsa aktualisht, numri i rasteve aktive arrin 3.586.

Edhe krahas informacioneve të OBSH-së që koronavirusi gjithashtu transmetohet nga ajri, ende nuk rekomandohet të mbani maska në sipërfaqe të hapura, në biçikletë ose në ashensor.

Në spitale ka mjaft kapacitete për vendosje të pacientëve me Kovid-19, ndërsa i zbrazët është edhe spitali modular, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ka mjaftueshëm. Sërish ka nën 100 pacientë gjithsej në spitalin 8 Shtatori, sot ditën e dytë me radhë. Në Klinikën për sëmundje infektive akoma ka vende të lira, tërësisht është i zbrazët edhe spitali modular dhe të të gjitha repartet e tjera infektive ka numër të mjaftueshëm të vendeve të lira. Diç më pak ka në Ohër dhe në Manastir, por po menaxhohet me komunikimin e përditshëm dhe është mjaft mirë edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Filipçe.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë. Në aparate me oksigjen janë 62 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 20 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19, dy fëmijë pozitivë dhe tre suspektivë ndaj virusit.Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 16 pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 94. Në aparat respirator janë katër pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 44, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 47 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar dhe Strumicë janë hospitalizuar 110 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

“I pyetur sa mund të qëndrojë në ajër dhe nëse transferi bëhet me pika apo mund të qëndrojë pezull edhe ajo është një e panjohur e madhe. Në çdo rast maska si plotësim i mbajtjes së distancës në pajtim me njohuritë e tanishme të konfirmuara, është masë e mjaftueshme. Nuk ka ndonjë të sëmurë i cili i ka respektuar masat, ashtu siç janë dimensionuar tani. Në atë kuptim kjo masë është mjaft adekuate”, tha Filipçe.

Ai shkroi në profilin e tij në Fejsbuk dje se kemi një numër stabil të pacientëve të shtruar në spital për më shumë se 20 ditë. Përqindja e rasteve në spital nuk kalon 12, dhe numri i rasteve aktive është stabil për gati dy javë.

Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalim kufitar në territorin e vendin tonë prej dje do të kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësor me rezultat të testit negativ RT PCR SARS -CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të paraqesin një deklaratë të plotësuar me të dhëna personale në lidhje me vendin e vendbanimit dhe periudhën kohore të qëndrimit. Nëse ato vetëm kalojnë tranzit, atëherë mund të kalojnë kufirin pa test PCR.

“Kjo është politikë kombëtare. Ne këtë e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë. Vendimi ynë ishte në bazë të të dhënave epidemiologjike mjekësore me njohur për gjendje me epideminë në këto vende. Kështu e miratuam rekomandimin. Në mëngjes është diskutuar në Komision dhe ia propozuam këtë Qeverisë mbi bazë të njohurve, informacionet të cilat bazohen në atë se një përqindje e madhe nga numri i madh i përgjithshëm i testeve të kryera janë pozitivë, që do të thotë se virusi në këto vende është përhapur mjaft. Plotësisht në këtë, janë edhe informacionet për reparte të mbushura në më shumë qytete”, tha Filipçe.

Kurse sa i përket Rregullores për prindërit e fëmijëve të moshës shkollore sepse tani sigurisht që shkollat ​​nuk funksionojnë. Mbetet në fuqi vendimi për prindërit e fëmijëve që shkojnë në kopshte të cilat nuk funksionojnë tani, tha Filipçe.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 7.572, numri i pacientëve të shëruar është 3.624, të të vdekurve 362, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3.586. sn/

Back to top button
Close
Close